TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ushtarët e Shqipërisë nisen drejt Kosovës në kuadër të misionit të NATO-s

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Ushtarët e Shqipërisë nisen drejt Kosovës në kuadër të misionit të NATO-s

Ceremonia e nisjes së kontingjentit në këtë mision u zhvillua në prani edhe të ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi, shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor, prof. asoc. Bajram Begaj dhe komandantëve të forcave.

040

Në fjalën e tij, ministri i Mbrojtjes e cilësoi këtë një mision të një rëndësie të madhe për Kosovën, por edhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor. “Pas tërheqjes dhe mbylljes së misionit në Afganistan, ne u angazhuam se do të vazhdojmë të rrisim pjesëmarrjen tonë në misione të NATO-s dhe ato ndërkombëtare në përgjithësi dhe ky është rasti. Ne po materializojmë shtimin e prezencës sonë në KFOR, për herë të parë çojmë në këtë mision, misioni “KFOR 1‘ një kontingjent special të djemve dhe vajzave më të mirë që ne kemi në FA. Në këto ditë të sfiduara të paqes dhe sigurisë globale kjo e shton dyfish e rrit vëmendjen, por edhe përgjegjshmërinë e secilit prej nesh e secilit prej jush për të shërbyer me profesionalizëm, me disiplinë ushtarake, me dinjitet në respektim të kodit të etikës dhe të vlerave të aleancës tonë”, – u shpreh ministri.

040

Duke folur për situatën e krijuar në Ukrainë dhe mesazhet e dhëna nga sekretari i Përgjithshëm i NATO, Stoltenberg, ministri Peleshi u shpreh se: “Asnjë inch i kësaj Aleance nuk mund të preket, sepse NATO është aleanca më e fuqishme ushtarake dhe politike në botë“. Duke iu drejtuar efektivëve që u nisën me mision, ministri i Mbrojtjes theksoi: “Punën tuaj atje do doja ta shikonit çdo ditë si një kontribut për paqen edhe sigurinë globale, si një kontribut për lirinë e qytetarëve tanë, e qytetarëve të botës, e qytetarëve të rajonit, sepse në 48 orët e fundit normaliteti siç e tha sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg ka ndryshuar; jemi në një normalitet të ri. Pra, në një mënyrë të njëanshme, një fuqi si Rusia hoqi dorë nga parimet që mbanin si shtylla rendin botëror dhe riktheu historinë pas, në kohën e sferave të influencës edhe pushtimit të një shteti më të dobët nga një shtet më i fuqishëm. Ne duhet të jemi të vëmendshëm, duhet të jemi vigjilentë, duhet të jemi me dinjitet përkrah aleatëve tanë dhe ta bëjmë flamurin tonë të valëvitet krenar krahas flamujve tjerë të Aleancës.”

070

Nga ana e tij, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Bajram Begaj tha se: “Misione të tilla kanë përgjegjësi edhe për shkak të situatës pandemike, por aktualisht, e veçanta përcaktuese është situata shumë e turbullt  e sigurisë që po zhvillohet dhe po precipiton  në përshkallëzime të rrezikshme dhe tejet kërcënuese në Krahun Lindor të Aleancës. Siguria globale është më shumë se kurrë ndonjëherë e rrezikuar dhe e kërcënuar. Rajoni dhe vendi ynë nuk janë imunë ndaj këtyre veprimeve të Rusisë. Ndaj në këto situata të nxehta ju do të jeni atje për një kuptim të madh që bëhet edhe më kuptimplotë dhe domethënës, për sigurinë, lirinë, paqen, për t’i shërbyer Aleancës dhe vendit tonë“, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes.

30 efektivët Komando do të shërbejnë në këtë mision krah aleatëve kroatë dhe italianë.

200

Tags: KosoveNATOUshtaret e Shqiperise
ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbi 100,000 euro të padeklaruara parandalohen të futen në Kosovës

Mbi 100,000 euro të padeklaruara parandalohen të futen në Kosovës

Kthehet në funksion njësia njësia B1 në termocentralin Kosova B

Një punëtor i KEK-ut lëndohet rëndë në vendin e punës

Një i vdekur e pesë të lënduar në një aksident në Bulqizë

Pesë persona të lënduar në një aksident në Malishevë, mes tyre edhe një polic

MD synon linjë telefonike për viktimat e dhunës në familje

Mbi 1,500 raste të dhunës në familje vetëm në 7 muaj

Vdes ish-futbollisti Erdogan Celina, Ademi: Një futbollist ikonë

Vdes ish-futbollisti Erdogan Celina, Ademi: Një futbollist ikonë

Mbi 100,000 euro të padeklaruara parandalohen të futen në Kosovës

Mbi 100,000 euro të padeklaruara parandalohen të futen në Kosovës

Kthehet në funksion njësia njësia B1 në termocentralin Kosova B

Një punëtor i KEK-ut lëndohet rëndë në vendin e punës

Një i vdekur e pesë të lënduar në një aksident në Bulqizë

Pesë persona të lënduar në një aksident në Malishevë, mes tyre edhe një polic

Prishtina e nis me fitore sezonin e ri

Prishtina e nis me fitore sezonin e ri

Tifozët e Realit kërkojnë transferimin e Rodrit

Barcelona siguron Rodrin, më në fund

MD synon linjë telefonike për viktimat e dhunës në familje

Mbi 1,500 raste të dhunës në familje vetëm në 7 muaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën