TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Uran Ismaili viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë për 28 nëntor, Thaçin s’arriti ta takojë

by Lindrit Zejnullahu
4 vjet ago
0
A A
Uran Ismaili viziton Kadri Veselin në Hagë

Përmes një postimi në Facebook, Ismaili tregoi se së bashku me ish-kryeparlamentarin, Kadri Veseli kishin përgatitur “sendëiçat e drekës dhe muhabeti i bëri më të shijshëm”.

“Këtë festë të madhe të shqiptarëve e kalova në Hagë me Kadri Veselin. Sendviçat e drekës i  bëmë bashkë, e muhabeti i mirë i bëri edhe ma të shijshëm. Unë flisja dhe e kujtoja të kaluarën, por ai si gjithmonë ma i interesuar me fol për të ardhmen. E kushdo që e njeh nga afër, e din që nuk të len me ikë pa një fjalë të mirë. ‘Keni shumë çka me përmirësu në Kosovë, e kjo duhet të ja u definojë patriotizmin që me punu për të mirën e shtetit e mos me koritë familjen’, më tha”, shkroi ai.

Tutje, ai tregoi se ka pasur takime edhe me Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin, Hysni Gucatin e Nasim Haradinajn.

“Fati deshi që kësaj radhe të takoj edhe udhëheqës të tjerë të UÇK-së që po mbahen në Hagë. Rexhës ia urova festën dhe e përgëzova për ekspozitën që e ka hapë në Prishtinë. I erdhi mirë që ekspozita e tij është pritë mirë dhe më qerasi me një kafe. Pastaj e takova edhe bacën Jakup me familjen e tij që gjithashtu kishin ardhë për vizitë.  E takova edhe Hysin që e kishte pasë një operacion tepër të vështirë para disa javësh si pasojë e plagëve të luftës. Djemtë e Hysit më treguan edhe për problemet me vizat 3 ditore që po i lëshohen për me vizitu babanë e tyre. Padrejtësi mbi padrejtësi. Në fund e takova edhe Nasimin që kishte përgatitë ushqim tradicional për festë, por që nuk arrita ta provoj sepse koha e vizitës më përfundoi”, shkroi ai.

Ndërkaq, nënkryetari i PDK-së bëri të ditur se me ish-presidentin, Hashim Thaçi nuk ka pasur mundësi të takohej.

“Më mbeti shumë merak që nuk e pashë Presidentin Thaçi kësaj here, sepse ashtu do të ishte kompletu vizita. E planifikova që herën e ardhshme ta takoj enkas.  U ndava nga Kryetari Veseli duke mendu se qysh Zoti i ka beku me karakter të pathyeshëm. Me buzëqeshje si gjithmonë ‘Të fala andej, na jemi shumë mirë, ju mbajuni të fortë!’ Ne me u ba të fortë?! Derisa vështirësia e situatës edhe njëherë është mbi supet e tyre, ata sërish na demonstrojnë se si duhet përballur me sfidat që na ballafaqon jeta, e në veçanti mbrojtja e interesave kombëtare”, shkroi ndër tjerash ai./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Lama: Ndryshimi i Ligjit për Specialen mund të dëmtojë kauzën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Lama: Ndryshimi i Ligjit për Specialen mund të dëmtojë kauzën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kurti: Kanadaja është mike dhe partnere e rëndësishme

Kurti: Kanadaja është mike dhe partnere e rëndësishme

Sadiku: Betejat e brendshme po na e zvogëlojnë zërin opozitar

Sadiku: Betejat e brendshme po na e zvogëlojnë zërin opozitar

Deda për opozitarizmin e LDK-së: Shtyhen mes vete dhe flasin për kauza të parëndësishme

Po vjen Luta, po vjen Luta… Lutfi Dalipi është i Kosovës

Po vjen Luta, po vjen Luta… Lutfi Dalipi është i Kosovës

Kurti takon Sekretarin e Përgjithshëm të KiE-së, kërkon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

Kurti takon Sekretarin e Përgjithshëm të KiE-së, kërkon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

Sadiku: LDK nuk ka ndryshuar qëndrim për Ligjin e Dhomave të Specializuara, reagimet e aleatëve të merren seriozisht

Sadiku: LDK nuk ka ndryshuar qëndrim për Ligjin e Dhomave të Specializuara, reagimet e aleatëve të merren seriozisht

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën