TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Uji i pa faturuar në vend mbi 50 për qind, humbjet komerciale arrijnë 20 milionë euro në vit

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
​Uji i pa faturuar në vend mbi 50 për qind, humbjet komerciale arrijnë 20 milionë euro në vit

Gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi, drejtues të Autoritetit të Rregullatorit të Ujit (ARrU), kanë thënë se humbjet vjetore komerciale në sistemin e ujit janë rreth 20 milionë euro në vit.

Drejtoresha e këtij Autoriteti, Hajrije Morina theksoi se përkundër që këtë vit ka rënë niveli i ujit të pa faturuar për 2 për qind, ajo tha se ende mbetet shifër e lartë niveli i ujit të pa faturuar në 53 për qind.

“Dy çështje më problematike dhe më sfiduese në sektorin e ujit, janë niveli i lartë i ujit të pa faturuar dhe niveli i ulët i implementimit të investimeve nga të hyrat vetanake. Ujë i pa faturuar për vitin 2021 ka mbetur i njëjtë me vitin 2020 dhe realizimi i investimeve kapitale ka qenë në masën vetëm 37 për qind për ujërat për ujësjellës dhe 5 për qind për sistemet e kanalizimit… Ndërsa, ka shitje të ujit më të mëdha se që ka pasur. Në vitin 2021 janë shitur 135 litra për banor në ditë, tash kemi 141 litra për banor në ditë. Kjo si rrjedhojë ka ulur edhe nivelin e ujit të pa faturuar për 2 për qind dhe kjo është një ulje e lartë, në krahasim me 10 vjetët e fundit që ka qenë niveli pothuajse i njëjtë. Tash prej 55 për qind në 9 mujorin e këtij viti janë 53 për qind ujin e pa faturuar”, theksoi ajo.

Gjatë shqyrtimit të raportit vjetor të performancës të ofruesve të shërbimit të ujit për vitin 2021 dhe raportin për gjashtë mujorin e parë të vitit 2022, kryetari i Komisionit, deputeti Ferat Shala ka kërkuar nga ARRU fokus më të lartë sa i përket shërbimit dhe cilësisë së ujit në këtë kohë kur ka vërshime.

Deputeti Shala po ashtu kërkoi prioritet më të lartë në fushën e investimeve në sektorin e ujit.

“Për kualitetin dhe cilësinë e shërbimit të ujit të jemi më të përkushtuar me intensitet të lartë ndaj situatës së krijuara veçanërisht tash në këtë fazë. Problemet e vërshimeve dhe ndikimet e saj në aspektin e furnizimit me ujë të pijes do të kemi telashe të natyrës së papritur”, theksoi Shala.

Derisa zëvendësdrejtori i ARRU-së, Abedin Azizi përmendi humbjet komerciale në sektorin e ujit brenda një viti që arrijnë 20 milionë euro, deputeti Armend Muja tha se nga 55 për qind humbje, 30 për qind janë humbje komerciale.

“Nëse humbjet janë rreth 55 për qind, diku rreth 30 për qind janë humbje komerciale e pjesa tjetër janë humbje teknike. Prej 30 për qind të humbjeve komerciale, janë 20 milionë euro humbje komerciale në vit. Rrjedhimisht është ujë i cili vjedhjet për qëllime ekonomike operative, i cili nuk paguhet”, theksoi Muja.

Në këtë raportim u përmenden edhe tarifat e ujit, që sipas Autoritetit mbesin ende të ulëta në vendin tonë.

Ndërsa, po në këtë komision, me kërkesë të auditorit të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) është mbajtur me dyer të mbyllura për media diskutimi lidhur me auditimin “Ndikimi i investimeve kapitale në zvogëlimin e humbjeve të ujit dhe përmirësimin e shërbimeve në KRU-të”./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Vëllezërit Bytyqi janë dëshmia e qartë e krimeve të Serbisë ndaj shqiptarëve

Kurti: Vëllezërit Bytyqi janë dëshmia e qartë e krimeve të Serbisë ndaj shqiptarëve

Kurti takohet me Hamzën, bisedojnë për çështjen e presidentit

Kurti takohet me Hamzën dhe Abdixhikun të premten – ja oraret

Drenori: Aleanca po vetëpërjashtohet nga një proces ku do të mund të jepte kontribut

Drenori: Aleanca po vetëpërjashtohet nga një proces ku do të mund të jepte kontribut

Ramadani: Shpresojmë që Kurti t’i marr seriozisht kërkesat tona, s’kemi vullnet për bashkëqeverisje

Ramadani: Shpresojmë që Kurti t’i marr seriozisht kërkesat tona, s’kemi vullnet për bashkëqeverisje

Franca bëhet gjysmëfinalistja e parë, eliminon Marokun

Franca bëhet gjysmëfinalistja e parë, eliminon Marokun

Kurti: Vëllezërit Bytyqi janë dëshmia e qartë e krimeve të Serbisë ndaj shqiptarëve

Kurti: Vëllezërit Bytyqi janë dëshmia e qartë e krimeve të Serbisë ndaj shqiptarëve

Të shtëna me armë zjarri në Laç, vritet 40-vjeçari

Të shtëna me armë zjarri në Laç, vritet 40-vjeçari

Rihapet Galeria Kombëtare

Rihapet Galeria Kombëtare

Shpërthime në disa pjesë të Iranit

Shpërthime në disa pjesë të Iranit

Kurti takohet me Hamzën, bisedojnë për çështjen e presidentit

Kurti takohet me Hamzën dhe Abdixhikun të premten – ja oraret

“Ditari” 09.07.2026

“Ditari” 09.07.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën