tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

Tonelata barna me afat të skaduar

tëvë1 nga tëvë1
23/01/2023
A A
Tonelata barna me afat të skaduar
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas praktikës së deritashme, produktet si ky karantinohen në një stok në qoshe të barnatores.

E vetmja gjë që vendoset mbi stok është një fletë në të cilin shkruhen emrat e të gjitha produkteve me afat të skaduar, në mënyrë që ato më pas të regjistrohen në listat e Inspektoratit Farmaceutik.

“Regjistrohen, karantinohen dhe ruhen deri në përfundim të të gjitha procedurave”, tha Resmie Thaqi, Drejtoreshë në Inspektoratin Farmaceutik.

Përveç në barnatore, të tilla barna ka edhe në qendrat shëndetësore në secilin vend të Kosovës.

“Në Qendrat e mjekësisë familjare apo në spitale ka barna të tilla, apo edhe në barnatoret private, ka barna të tilla të cilat do duhej të shkatërroheshin”, deklaroi Arjanit Jakupi, Kryetar i Odës së Farmacistëve.

Por çfarë ndodhë realisht me këto produkte?

Në një përgjigje për tëvë1, Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se asgjësimi i fundit i barnave në Kosovë është realizuar në vitin 2011.

“Procesi ka disa dilema ligjore të cilat duhet të zgjidhen paraprakisht”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.

Por, nga kjo Ministri u konfirmua se gjendja e Depos Qendrore ku ruhen këto barna, nuk është e mirë.

E të njëjtën e konfirmoi edhe ekipi i tëvë1, gjatë punës në teren.

Rrjedhja e ujit nga tavanet e depos rrezikon jo vetëm barnat e skaduara, por edhe ato me afat përdorimi.

E të vendosura njëra mbi tjetrën në mënyrë të çrregullt, kutitë në këtë pjesë janë të mbushura me barna të skaduara prej më shumë se tetë vitesh.

Por pavarësisht që barna të skaduara ka si brenda, ashtu dhe jashtë Depos, nga Ministria e Shëndetësisë thonë se nuk dihet se sa është sasia e tyre.

Mosasgjësimin e barnave pa afat, Shoqata e Pacientëve të Kosovës e konsideron thjesht si keqmenaxhim.

“Kjo tregon se nuk kemi ditë me planifiku dhe me menaxhu barnat të cilat janë ble me taksat e qytetarëve edhe tash duhet me pagu shuma të majme të parave për me i asgjësuar”, tha Besim Kodra nga Shoqata e Pacientëve.

Përgjegjësinë për këtë, kryetari i Komisionit për Shëndetësi, Bekim Haxhiu e kërkon tek ish-udhëheqësit e Ministrisë së Shëndetësisë.

“Sigurisht që do të duhej të kishte një strategji nga ana e MSH dhe këtu i bëj përgjegjës të gjithë ata menaxherë që kanë udhëhequr me këtë dikaster”,deklaroi Haxhiu.

Kritika ndaj ish-ministrave bën edhe njohësja e kësaj fushe, Diellza Luzha.

“Një situatë e tillë na tregon që asnjë ministër i shëndetësisë nuk e ka pasë prioritet shumë aspektin e barnave”, u shpreh ajo.

Por si bëhet kontrolli në kufi i barnave farmaceutike dhe a ka kontrabandë me barna të skaduara?

“Ne kemi hasë në barna, kryesisht barna me afat të skaduar, ose barna të cilat i kemi kapur, gjithmonë janë konsideruar të kontrabanduara”, u shpreh Adriatik Stavileci, Dogana e Kosovës.

Megjithëse, MSH thotë se nuk ka kryer asgjësim të barnave të skaduara nga viti 2011, asgjësimi i tyre po ndodhë në Kosovë.

E kjo po bëhet nga kompanitë private të licencuara nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për asgjësim të mbeturinave medicinale.

“Ju njoftojmë se kompanitë “Princi Company” dhe “Evricon”-shpk janë të pajisur me licencen për menaxhim të mbeturinave dhe lejen mjedisore për asgjësim të mbeturinave medicinale dhe gjithashtu kompania  MET BAT është e pajisur me Lejen mjedisore të Integruar për asgjësim”, sqaron MMPH-së.

Mirëpo, nga viti 2019, këto kompani kontraktohen individualisht me komuna.

E në ARBK, vetëm kompania METBAT ka në fushëveprimtarinë primare rikuperimin e materialeve të klasifikuara.

Kjo kompani (METBAT) ka deklaruar përmes telefonit me ekipin e tëvë1 gjatë fundvitit se është kontraktuar me disa komuna për asgjësim të barnave farmaceutike.

E çmimi për kilogram fillon me 2 euro. Ndërsa çmimet variojnë nga sasia e barnave me afat të skaduar që ka secila komunë.

Kështu, vetëm në thirrjen e hapur për tender në qytetin e Pejës, çmimi për asgjësim të barnave ka qenë 10 mijë euro.

Mirëpo, a i plotëson kjo apo kompanitë tjera të licencuara kushtet për asgjësim të barnave?

Dy kompanitë janë ballafaquar në gjykatë për shkak të mungesës së licencës specifike apo të mosplotësimit të kushteve për asgjësim të barnave.

E për monitorimin e tyre, Ministria e Shëndetësisë ka thënë se bëhet nga vet komunat.

“Monitorimi i asgjësimit të mbetjeve medicinale në komuna bëhet nga vet komunat, kompanitë që kanë të lidhur kontratë si dhe Inspektorati Farmaceutik, ndërsa për barnat pa afat është duke u përgatitë një plan veprimi në nivel vendi për asgjësimin e tyre”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Por një gjë të tillë e ka mohuar pikërisht Komuna e Pejës, e cila ka pasur kontratë për asgjësimin e barnave pa afat.

“Në kontratë, çka kemi ne, në momentin që kompania bën tërheqjen nga ne, gjithë përgjegjësia kalon tek kompania”, tha Petrit Loci, Drejtor i Shëndetësisë në Pejë.

Ndërsa nga Inspektorati Farmaceutik thonë se bëjnë inspektime vetëm gjatë procesit të asgjësimit.

E nga Ministria e Ambientit, tëvë1 ka mësuar se kompania METBAT, asgjësimin e barnave me afat të skaduar e bën përmes djegies, groposjes apo hedhjes në ujë.

“Në vendin prapa meje ndodhet furra në të cilën bëhet djegia e barnave me afat të skaduar. E ndonëse ka javë që po tentojmë të marrim pamje gjatë procesit të djegies së tyre, një gjë e tillë nuk po na lejohet nga përgjegjësit e furrës”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë.

Në vizitën e fundit të ekipit të tëvë1 në këtë kompani, nga përgjegjësit e saj u tha se janë djegur filtrat.

“Nuk muna niher me bo kurgjo për këtë pjesë. Jo jo s’mundemi, na u ka djeg një pjesë e filtrave, tash derisa te hekim shkrumin e ato merr ni kohë bajagi. Edhe me atë drejtorin kam folë ka thënë jo se sjemi tu punu në atë drejtim”, tha ai.

Megjithatë, asgjësimi i tillë i barnave me afat të skaduar nuk është i duhur sipas njohëses për ambient, Valentinë Uka.

“Asgjësimi bëhet në mënyrë jo të duhur dhe në mënyrë jo profesionale që shkakton ndotjen e mjedisit, duke përfshi ujin, tokën edhe ajrin”, u shpreh ajo.

Që nga viti 1999, në Kosovë ka hyrë një sasi e konsiderueshme barnash, kryesisht pak muaj para skadimit, në forma të donacioneve, por edhe në forma të tjera.

Kronika e gazetares Albiona Hajdari.

 

 

Të ngjashëm

Në Komunën e Vushtrrisë janë mbyllur pesë shkolla, rrezikohen edhe disa tjera
LAJMET

Në Komunën e Vushtrrisë janë mbyllur pesë shkolla, rrezikohen edhe disa tjera

04/02/2023
Idrizi: Kam pritur që Qeveria do të ndajë mbi 200 milionë euro për të ndalë migrimin e të rinjëve
LAJMET

Idrizi: Kam pritur që Qeveria do të ndajë mbi 200 milionë euro për të ndalë migrimin e të rinjëve

03/02/2023
Shala: Kushtet e Kurtit për Asociacionin janë kushte në thonjëza
LAJMET

Shala: Kushtet e Kurtit për Asociacionin janë kushte në thonjëza

03/02/2023
Lajçak e informon McCardell rreth dialogut Kosovë-Serbi
LAJMET

Lajçak e informon McCardell rreth dialogut Kosovë-Serbi

03/02/2023
Fetoshi: Proceset integruese varen nga dialogu me Serbinë javët e muajt në vazhdim
LAJMET

Fetoshi: Proceset integruese varen nga dialogu me Serbinë javët e muajt në vazhdim

03/02/2023
Ambasadori suedez
LAJMET

Westerlund: Kosova dhe Serbia duhet të nënshkruajnë Planin franko-gjerman

03/02/2023
Në Komunën e Vushtrrisë janë mbyllur pesë shkolla, rrezikohen edhe disa tjera

Në Komunën e Vushtrrisë janë mbyllur pesë shkolla, rrezikohen edhe disa tjera

04/02/2023
0

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi në emisionin "Info Nata" në Tëvë1 foli për rrezikun e mbylljes së shkollave...

Idrizi: Kam pritur që Qeveria do të ndajë mbi 200 milionë euro për të ndalë migrimin e të rinjëve

Idrizi: Kam pritur që Qeveria do të ndajë mbi 200 milionë euro për të ndalë migrimin e të rinjëve

03/02/2023
0

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka folur për trendin e ikjes së të rinjve nga vendi. Idrizi në emisionin “Info...

Shala: Kushtet e Kurtit për Asociacionin janë kushte në thonjëza

Shala: Kushtet e Kurtit për Asociacionin janë kushte në thonjëza

03/02/2023
0

Azdren Shala nga Partia Socialdemokrate (PSD) i ka quajtur “kushte në thonjëza”, gjashtë kushtet e kryeministrit Albin Kurti për themelimin...

Lajçak e informon McCardell rreth dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak e informon McCardell rreth dialogut Kosovë-Serbi

03/02/2023
0

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar ndihmës zëvendësministren kanadeze për...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.