Drejtori gjeneral i kësaj shtëpie mediatike, Dukagjin Maliqi ka njoftuar se nga 1 tetori, televizioni do të jetë i shtrirë edhe në platformat tjera, Kujtesa dhe Artmotion.
“Tëvë1 do të jetë në shtëpitë e gjithsecilit, pasi që nga nesër, Tëvë1 do të jetë i shtrirë edhe në platformat tjera siç është Kujtesa dhe Artmotion. Do të jemi më të qasshëm. Nuk do të mungojnë edhe rrjetet sociale, që do të vazhdojmë të jemi aktiv”, tha ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.
Maliqi tregoi se 11 kanalet e Tëvë do të mund të shikohen në të gjitha platformat në Kosovë: Telkos, IPKO, Artmotion, Kujtesa, dhe Telekom.
“Tëvë1 nuk shkon i vetëm, e gjithë platforma Tëvë, duke filluar nga Tëvë aksion, Tëvë dramë, Tëvë novela, Tëvë comedy, Tëvë shqip, Tëvë fantasy, Tëvë doku 1, Tëvë doku 2 dhe dy kanalet që sjellin program të veçantë për fëmijë, Tëvë kids 1 dhe Tëvë kids 2. Kjo është risia, nga 1 tetori do të jetë pjesë e gjithë territorit e Republikës së Kosovës. Shikuesit do të ndjekin Tëvë1 në numrin 7 në Telkos dhe Telekom, kurse në numrin 11 në Artmotion, Kujtesa dhe IPKO ”, deklaroi Maliqi. /teve1.info/