Ndaj kësaj videoje të partisë në pushtet ka reaguar shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.
Ai ka thënë se është gjendje e mjerueshme që LVV dhe Kryeministri Albin Kurti nuk prezantojnë ndonjë rezultat pas dy vitesh qeverisje, por publikojnë video që Tahiri i quan “propagandë” për t’i sulmuar kundërshtarët.
“Duhet të jesh në një gjendje fort të mjerueshme politike siç janë sot Lëvizja Vetëvendosje dhe Kryeministri Albin Kurti, që pas dy vite qeverisje, në vend se të prezantojnë rezultate të punës, të vetmen gjë që kanë prodhuar, janë videot me propagandë ku sulmojnë kundërshtarët politik me akuza e kundër akuza. Kjo është simptomë se pushteti i Kurtit ka ra në një gjendje të mjerueshme, dëshpëruese dhe të pashpresë. Mjerim për ta, e fatkeqësi për vendin”, ka shkruar Tahiri.