Kështu kanë njoftuar familjarët e tij përmes një njoftimi në Facebook.
“Ju njoftojmë se varrimi do të bëhet të enjten, 20 tetor 2022, në ora 13:00 ( Me namazin e Drekës ) në varrezat e qytetit në Shtime”, thuhet në njoftim
Ndërsa, Prokuroria Themelore në Prishtinë në lidhje me vrasjen e biznesmenit ka dhënë detaje, ku ka deklaruar se motivi i vrasjes ka qenë i ultë dhe se i njëjti ishte ekzekutuar për 30 mijë euro, raporton teve1.info
Prokurori i rastit, Armend Hamiti ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë ndaj Jeton dhe Nexhat Vllasaliut në drejtim të veprës penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje dhe dëmtim i varreve apo kufomave”.
Prokurori Hamiti njoftoi se zyrtarisht, trupi i të ndjerit është gjetur më 30 shtator të këtij viti, derisa për rastin janë dëgjuar mbi 30 dëshmitarë.
Bedri Rexhepi ishte zhdukur pasditen e 8 prillit 2021 dhe herën e fundit ishte parë në Novobërdë. Ndërsa, një ditë pas zhdukjes, vetura e tij ishte gjetur e braktisur në arat e fshatit Janjevë të Lipjanit.
https://teve1.info/lajmet/prokuroria-thote-se-vrasja-e-biznesmenit-rexhepi-ndodhi-per-30-mije-euro/