Facebook Twitter Instagram YouTube
    tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!
    • LAJMET
    • RAJONI & BOTA
    • OPINIONE
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • TECH
    • SHOWBIZ
    • LIFE STYLE
    LIVE
    Lajmi i fundit:
    • Albin Kurti nuk është i vetmi fajtor për këtë katandisje
    • Trepça ndërpret ecurinë pozitive të Yllit
    • Bajrami – Muratit: Pezulloje vlerësimin ashtu siç ta kemi kërkuar e mos thuaj të pavërteta
    • Bayerni nuk i ndahet rezultatit 1:1, ndeshja e tretë radhazi me shifra identike
    • BE-ja skeptike ndaj politikës joshëse të Kinës
    • Vërshimet shkatërruan shtëpinë e familjes 11-anëtarëshe
    • Ura e fshatit Aqarevë të Skenderajt e pakalueshme
    • Prishtina së shpejti me market social
    • Serbia me propagandë edhe në “CHATGPT”
    • Buzëqesh Rashica, shënon golin e parë në Superligën e Turqisë
    tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!
    Home » Shqetësime për dënimet e ulëta ndaj ushtruesve të dhunës në Kosovë
    LAJMET 10/11/2021

    Shqetësime për dënimet e ulëta ndaj ushtruesve të dhunës në Kosovë

    Kodi Penal i Republikës së Kosovës dënon dhunën në familje me gjobë apo burgim deri në tri vjet, ndërsa krimin e përdhunimit me dy deri në njëzet vjet heqje lirie, e madje edhe me burgim të përjetshëm në rrethana të caktuara.
    Facebook Twitter Email

    Por, organizatat e shoqërisë civile thonë se kryesit e veprave të tilla penale, që në shumicën e rasteve kryhen ndaj grave në Kosovë, nuk po përballen me dënimin meritor.

    Arrita Rezniqi, hulumtuese në Institutin e Kosovës për Drejtësi, tha se rastet e dhunës ndaj grave përballen me shpërfillje nga institucionet e drejtësisë.

    “Në praktikë e shohim se problemi nuk qëndron te ligjet, problemi qëndron te kjo politika ndëshkimore që po aplikohet në këto raste e që në aspekt të përgjithshëm vërejmë se qëllimi i dënimit nuk po arrihet me këto dënime që po shqiptohen. Ne po e shohim çdo ditë se rastet e dhunës në familje po shënojnë ngritje”, thotë ajo, për Zërin e Amerikës.

    Adelina Berisha nga Rrjeti i Grave të Kosovës, thotë se përgjatë vëzhgimit të institucioneve të drejtësisë, janë gjetur shkelje pothuajse në të gjitha rastet e dhunës ndaj gruas dhe në tërë zinxhirin e autoriteteve përgjegjëse.

    “Kur nuk po kanë një mbikëqyrje nga organizatat e grave por edhe nga organizatat e tjera që merren me monitorim të institucioneve të drejtësisë dhe nuk po ka trysni, po duket se gjyqtarët e prokurorët punën e tyre nuk po e bëjnë siç duhet dhe këto jetëra nuk po trajtohen me seriozitet ndërsa ushtruesit e dhunës po janë të lirë dhe po u krijohet mundësi që këto vepra t’i kryejnë edhe ndaj ndonjë personi tjetër”, thotë ajo.

    Luljeta Demolli nga Qendra e Kosovës për Studime Gjinore, thotë se mungesa e dënimeve të duhura si dhe mungesa e programeve rehabilituese e integruese për autorët e dhunës, çon në rritje të saj në shoqëri.

    “Nuk e kemi një institut korrektues, nuk e kemi një institut që i pranon ata sepse shumica e dhunuesve në familje janë të përshtatur në norma patriarkale, nuk e dinë se ato janë vepra penale, kanë edhe mungesë të informacionit dhe ndoshta ndonjëri do të mund të riintegrohej në shoqëri, të gjente mbështetje prapë në familjen e tij, por së pari do të duhej dënimi e më pastaj programet e caktuara nga shteti ku punohet me ta”, thotë Demolli.

    Policia e Kosovës në një përgjigje për Zërin e Amerikës tha se nga muaji janar e deri në muajin shtator të këtij viti 1437 gra kanë qenë viktima të dhunës në familje.

    “Do të duhej të vihej në prioritet të shtetit eliminimi i dhunës, një bashkëveprim i të gjitha institucioneve të drejtësisë por edhe të tjera institucione të bashkohen për eliminim të dhunës sepse është alarmante. Do të duhej edhe parlamenti të thërrasë një seancë e të shihet se ku po çalojmë”, thotë Demolli.

    Berisha thotë se duhet të ndëshkohen pjesëtarët e sistemit të drejtësisë që vërtetohet se kanë lënë pas dore rastet e dhunës ndaj grave.

    “Është me rëndësi që Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial të bëjnë punën e vet dhe të jenë më rigoroz te gjyqtarët dhe prokurorët të cilët nuk e zbatojnë kornizën ligjore dhe nuk i trajtojnë rastet ashtu siç duhet e sidomos kur jetërat e njerëzve janë në pyetje dhe janë humbur mendojmë që masat duhet të jenë më rigoroze sesa disiplinore, por disa gjyqtarëve e prokurorëve t’u ndalohet edhe veprimi në këtë fushë”, thotë ajo.

    “Patjetër se është shumë me rëndësi që të ketë një llogaridhënie më të madhe të gjyqtarëve, një mbikëqyrje të duhur dhe të shihet se si po veprohet në secilin rast konkret”, thotë Rezniqi.

    Këshilli gjyqësor i Kosovës pezulloi të hënën një gjykatëse të Gjykatës Themelore në Pejë e cila kishte shqiptuar tetë muaj burgim ndaj një personi të akuzuar për përdhunim të një të miture në qytetin e Gjakovës.

    Ky dënim nxiti reagime të shumta të organizatave që mbrojnë të drejtat e grave, të cilat e cilësuan atë si dekurajim për raportimin, edhe ashtu në shkallë të ultë, të dhunës.

    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp
    Artikujt e fundit

    Bajrami – Muratit: Pezulloje vlerësimin ashtu siç ta kemi kërkuar e mos thuaj të pavërteta

    28/01/2023

    Vërshimet shkatërruan shtëpinë e familjes 11-anëtarëshe

    28/01/2023

    Ura e fshatit Aqarevë të Skenderajt e pakalueshme

    28/01/2023

    Prishtina së shpejti me market social

    28/01/2023

    Serbia me propagandë edhe në “CHATGPT”

    28/01/2023

    Nënshkrimi i planit franko-gjerman mund të sjell ndryshim të qëndrimeve

    28/01/2023

    Murati: Kushdo që ka hallin e qytetarëve, e mbështetë propozimin tim për tatimin në pronë

    28/01/2023

    Ky portal mirëmbahet nga televizioni "Tëvë1". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Tëvë1". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.


    Facebook Twitter Instagram YouTube
    Kontakt:
    Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
    Email: [email protected]
    Tel: +383 48 44 77 00
    © 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
    • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • TECH
    • SHOWBIZ
    • LIFE STYLE
    • FUN

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.