Ajo ka thënë se “Ballkani Perëndimor është si Olimpiadë Diplomatike, të gjithë sytë në takimet e dialogut”.
“Ukraina krijoi një urgjencë të re. Ne vazhdojmë ta përkrahim dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, të bazuar në njohje reciproke. Integrimi në BE do t’u japë më shumë mundësi të dyja shteteve. Qytetarët e të dyjave meritojnë të jetojnë në shoqëri më stabile e paqësore”, ka thënë ajo.
Ndërsa, emisari gjerman për rajonin, Manuel Sarrazin, tha se Gjermania pret që Kosova ta iniciojë çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.