TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Shahini – Hoxhaj: Edukimi medial duhet të futet si lëndë në shkolla fillore e universitete

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
​Shahini – Hoxhaj: Edukimi medial duhet të futet si lëndë në shkolla fillore e universitete

Duke komentuar për raportin që hibrid.info e ka publikuar sot, raport ky i cili paraqet gjendjen e çrregullimit informativ në Kosovë me titull “Çrregullimi informativ në periudhën e dytë të vitit 2022”, Shahini – Hoxhaj tha se në bazë të raportimit është vërejtur që në Kosovë qëllim kryesor ka qenë ngritja e audiencës.

“Ne si departament i Gazetarisë, e konsiderojmë që është e rëndësisë së jashtëzakonshme që publiku të vetëdisohet, por njëkohësisht edhe bërësit e medieve të çfarëdo lloji qofshin ato. Ata duhet të vetëdisohen rreth asaj se çfarë po ndodhë në aspektin e komunikimit. Ka disa arsye pse ka ndodhur ky çrregullim informativ, ka qenë arsye fillimisht politike që nga fillimi i luftës në Ukrainë, do të thotë shpërfaqja e ndikimit rus është parë sidomos në përhapjen e dezinformatave dhe për përhapjen e informatave të paverifikueshme. E kjo ka bërë që ne të fokusohemi ende më shumë në aspektin e monitorimit të politikës dhe sigurisë. Natyrisht edhe në sferën sociale ka pasur ndikim. Çka vlen të theksohet këtu, është që ne në bazë të raportimit, kemi vërejtur që në Kosovë ka pasur më shumë përmbajtje të cilat kanë sjellë deri te klikueshmëria. Pra, qëllim kryesor e kanë pasur ngritjen e audiencës”, deklaroi Shahini – Hoxhaj në emisionin “Ditari”.

Sa i përket medieve serbe, Shahini – Hoxhaj theksoi se qëllimi i tyre gjatë tërë kohës ka qenë propagandues.

“Përderisa, mediet në gjuhën serbe kanë pasur qëllim propagandues, e këtu vërehen edhe infiltrimet gjeopolitike, sepse ne e dimë që sot lufta është hibride, do të thotë nuk është vetëm luftë konvencionale, ashtu siç jemi mësuar deri më tani. Tash përmes komunikimit, synohet që të ndikohen sfera të caktuara”, tha tutje Shahini – Hoxhaj në Tëvë1.

E pyetur se çfarë duhet të bëhet që qytetarët të këshillohen të mos lexojnë çdo gjë, e sidomos në zhvillime të mëdha, Shahini – Hoxhaj vlerësoi se fillimisht duhet të futet si lëndë shkollore dhe universitare, lënda e edukimit medial.

“Ne kemi arritur në përfundim të disa pikave kryesore. E para e cila është shumë e rëndësishme, është edukimi medial. Domethënë tërë publiku duhet të vetëdisohet për aspektin e përmbajtjeve të cilat ata i konsumojnë, e kjo mund të arrihet vetëm në qoftë se pjesë e kolekulës shkollore do bëhet një lëndë, e cila do jetë lëndë e edukimit medial, duke filluar nga niveli fillor e deri në nivelin universitar. Rekomandimi ynë i dytë është që mediet do duhej ta promovonin një narrativë shumë më pozitive, e që të mos fokusohemi në gjëra të cilat janë vetëm të errëta”, u shpreh ajo.

Derisa, ky raport i pari i këtij lloji në Kosovë, bazohet në trajtimin e përmbajtjeve keqinformuese për periudhën korrik-dhjetor të vitit 2022 të bëra nga stafi i hibrid.info.

Bazuar në trajtimin dhe analizën e të dhënave primare mbi të cilat u ndërtua ky raport, kuptohet se keqinformimi mbi dhe rreth ngjarjeve politike është më i larti, me 39.8%, pasuar nga temat sociale me 22.1% dhe ato që ndërlidhen me fushën e sigurisë 16.5%.

Ndërsa, metoda më e shpeshtë e keqinformimit për gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar është përmes formës së dezinformimit me 28.2%, përcjellur nga clickbait me 25.4% dhe përmbajtje e pa verifikuar me 11.8%./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjendet trupi i pajetë i alpinistit që rrëshqiti në Majën e Hajlës

Gjendet trupi i pajetë i alpinistit që rrëshqiti në Majën e Hajlës

“Do të veprojmë me kanun” protestuesit për prona në Klinë paralajmërojnë përshkallëzim

“Do të veprojmë me kanun” protestuesit për prona në Klinë paralajmërojnë përshkallëzim

Afganistani premton “përgjigje të përshtatshme” pas sulmeve vdekjeprurëse pakistaneze

Afganistani premton “përgjigje të përshtatshme” pas sulmeve vdekjeprurëse pakistaneze

Gjykata detyron MKRS-në të kompensojë familjen e 3-vjeçares që humbi jetën në Prizren

Gjykata detyron MKRS-në të kompensojë familjen e 3-vjeçares që humbi jetën në Prizren

Shërbimi Sekret vret një burrë që u përpoq të hynte në pronën e Trumpit

Shërbimi Sekret vret një burrë që u përpoq të hynte në pronën e Trumpit

Bllokimi i rrugës Librazhd-Pogradec, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet

Bllokimi i rrugës Librazhd-Pogradec, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet

Trump: Do ta zgjidhi sërish çështjen mes Kosovës dhe Serbisë

​Trump: SHBA-ja planifikon të dërgojë anije spitalore në Groenlandë

Zelensky thotë se bisedimet e reja me Rusinë do të zhvillohen më 23 korrik

Zelensky: Sulmet e fundit ruse shkaktuan vdekje dhe plagosje mes civilëve

Gjendet trupi i pajetë i alpinistit që rrëshqiti në Majën e Hajlës

Gjendet trupi i pajetë i alpinistit që rrëshqiti në Majën e Hajlës

“Do të veprojmë me kanun” protestuesit për prona në Klinë paralajmërojnë përshkallëzim

“Do të veprojmë me kanun” protestuesit për prona në Klinë paralajmërojnë përshkallëzim

Afganistani premton “përgjigje të përshtatshme” pas sulmeve vdekjeprurëse pakistaneze

Afganistani premton “përgjigje të përshtatshme” pas sulmeve vdekjeprurëse pakistaneze

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën