TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Serbët në veri po përdoren si instrumente nga Beogradi”

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Bie numri i rasteve të reja me Covid-19

Barrikadat ne Rudare

Profesori nga Britania, Aidan Hehir, e sheh presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, si fajtorin kryesor për situatën e krijuar në veri të Kosovës.

Sipas tij, Vuçiq po i shfrytëzon serbët e Kosovës për interesa personale, derisa vendimin për vendosjen e masave të reciprocitetit nga Qeveria Kurti e sheh si një veprim të arsyeshëm.

“Aleksandar Vuçiq po i përdor përfaqësuesit e tij në veri të Kosovës për ta destabilizuar Kosovën.  Ai po e pranon se qeveria e re në Kosovë është një forcë e vërtetë për ndryshim dhe që po e sfidon pushtetin e tij. Serbët në veri të Kosovës nuk kanë asgjë për të fituar nga ndërhyrja e Vuçiqit. Ata po përdoren në mënyrë cinike nga Beogradi, i cili si kurrë më parë po tregon interes minimal për fatin e tyre. Qeveria Kurti duhet të lundrojë mes ruajtjes së pavarësisë së saj duke mbetur në marrëdhënie të mira me aleatët e saj të fuqishëm ndërkombëtarë. Pra, shtyrja e zbatimit të rregulloreve të targave ishte vendim i arsyeshëm. Por Kurti duhet të sigurojë që qeveria e tij të mos përkulet ndaj të gjitha kërkesave që vijnë nga jashtë, sepse pastaj nuk do të merret seriozisht si shtet i pavarur”, tha Aidan Hehir, profesor në Westminster University.

Për shkak të mos normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, i gjithë rajoni i Ballkanit mund të rrezikohet.

“Incidentet kufitare janë vetëm një shembull më shumë se si moszgjidhja e vazhdueshme e çështjes së Kosovës, veçanërisht mungesa e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, kërcënon të minojë stabilitetin në rajon. Në këtë rajon duhet angazhim më i madh ndërkombëtar”, tha Richard Caplan, profesor në Oxford University.

Serbët e Kosovës vunë barrikada në dy pikat kufitare Jarinje e Bërnjak si shenj revolte ndaj vendimeve të Qeverisë së Kosovës, për vendosjen e masave të reciprocitetit në targa të automjeteve dhe në dokumente të udhëtimit. Rrugët u hapen tek pas shtyrjes së zbatimit të këtyre vendimeve për një muaj.

Raporti i gazetarit Shpat Blakçori.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet së grumbulloi mijëra euro duke mashtruar se është i sëmurë

Kritikat për Ligjin e KPM-së, Qeveria del me sqarim

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Qeveria: Përgjegjësia jonë ta vazhdojmë punën për arsim publik cilësor

Hykmete Bajrami dorëzon kallëzim penal për gjendjen në deponinë e Sferkës në Pejë

Bajrami kërkon sqarime nga ZRRE-ja për licencën e kompanisë së Hamoviqit

Mjekët e papunë protestojnë me konsulta falas, kërkojnë zgjidhje nga institucionet

Sekretari i Thesarit të SHBA-së konfirmon se ende jeton në një bazë ushtarake amerikane për shkak të frikës nga Irani

Sekretari i Thesarit të SHBA-së konfirmon se ende jeton në një bazë ushtarake amerikane për shkak të frikës nga Irani

Shehu shënon golin e parë sezonal

Shehu shënon golin e parë sezonal

Ballkani përmbys Gjilanin në fund, shënon tri herë në 14 minuta

Ballkani përmbys Gjilanin në fund, shënon tri herë në 14 minuta

Hykmete Bajrami dorëzon kallëzim penal për gjendjen në deponinë e Sferkës në Pejë

Bajrami kërkon sqarime nga ZRRE-ja për licencën e kompanisë së Hamoviqit

Mjekët e papunë protestojnë me konsulta falas, kërkojnë zgjidhje nga institucionet

Mjekët e papunë protestojnë me konsulta falas, kërkojnë zgjidhje nga institucionet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën