Nga 1 prilli, çmimi i rrymës pritet të rritet.
Qytetarët do të paguajnë 15 përqind më shtrenjtë për kilovatët e shpenzuar.
E kjo gjë do të ua rëndojë edhe më shumë xhepin qytetarëve të Kosovës.
Se shtrenjtimi i rrymës do të ndikojë negativisht në ekonomitë e qytetarëve e thonë edhe ekonomistët.
Për këtë, eskperti i energjetikës, Vezir Rexhepi kërkon nga Zyra e Rregullatorit për Energji të bëjë disa analiza.
Për herë të fundit tarifat e rrymës ishin shtrenjtuar në vitin 2022.
Kronika e gazetares Doresa Geci.