Bëhet e ditur se dy nga të dyshuarit kanë marrë tretman mjekësor pasi që kanë pësuar lëndime të lehta trupore, shkruan teve1.info.
Po ashtu lidhur me rastin thuhet se janë sekuestruar një revole me një karikator dhe një fishek.
“Rr. “Gjin Gazuli”, Pejë 17.09.2022 – 23:20. Janë arrestuar shtatë (7) të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi ishin përfshirë në një rrahje, me ç’rast dy prej të dyshuarve kanë pësuar lëndime të lehta trupore për çka u është ofruar tretman mjekësor. Nga njëri prej të dyshuarve është sekuestruar një revole me një karikator dhe një fishek. Me vendim të prokurorit, shtatë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e plotë të policisë.