TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Rizanaj: I pamjaftueshëm reagimi i institucioneve karshi dezinformimit të mediave serbe

nga TËVË 1
26 Shkurt, 2023
0
A A
Rizanaj: I pamjaftueshëm reagimi i institucioneve karshi dezinformimit të mediave serbe

Institucionet e Kosovës nuk po reagojnë mjaftueshëm karshi dezinformatave që po bëhen vendit nga mediat serbe. Prandaj, nga autoritetet shtetërore të Kosovës kërkohet reagim i përditshëm dhe i shpejtë karshi këtyre dezinformatave që kryesisht lidhen me sigurinë dhe politikën.

Kështu tha hulumtuesi në “Hibrid”, Festim Rizanaj, i cili theksoi se nga një raport i nxjerrë nga kjo organizatë del se dezinformatat dhe karremi për klikime janë më dominueset në mediat online.

Sipas tij, dezinformata më së shumti ka pas në kuadër të mediave në gjuhën serbe dhe kryesisht tema e keqinformimit ka qenë çështja e veriut dhe politika.

Ndërsa, siç tha ai, klikimet janë nxitur nga tema sociale.

“Në kuadër të raportit që është publikuar 6 mujor ka dal që dezinformtat dhe ‘Clickbait’ me qenë më dominues. Në bazë të periudha kohore kryesisht këto të dyja kanë dominuar. Dezinformata më shumë ka pasur në kuadër të mediave që publikojnë në gjuhën serbe dhe kryesisht janë lidhur me çështjet e sigurisë dhe politikës, duke i përfshirë edhe zhvillimet në veri që kanë ndodhur kohët e fundit. ‘Clickbait’ zakonisht përfshinë ato tema sociale të ndryshme që e nxisin qytetarin të klikojë atë artikull ku bëhet fjalë për ndihma sociale të ndryshme, përkrahje për pensionistët apo çështja e trustit etj…Me shifër nuk mundemi me fol rreth numrit sesa por varet nga zhvillimet politike dhe dinamizmit të ngjarjeve që ka”, theksoi Rizanaj.

Sipas tij, institucionet e Kosovës karshi dezinformatave të mediave serbe duhet të reflektojnë më shpejt.

“Institucionet përkatëse është e nevojshme që të reflektojnë më shpejt në raste të tilla, sepse në sferën digjitale mos me dominua narracioni i krijuar nga mediet në gjuhën serbe për Kosovën, sepse ata e krijojnë një narracion të tillë dhe zë vend, institucionet përkatëse, duke u përfshirë Ministria e Punëve të Jashtme apo të tjerat që duhet të merren me çështje të caktuara duhet të merren më shpejt që t’i demantojnë dhe t’i verifikojnë ato narracione dezinformuese që krijohen nga mediat në gjuhën serbe në mënyrë që në ekosistemin digjital të dominojnë faktet për Kosovën e jo narracionet dezinformuese që janë kundrejt Kosovës…Nuk është e mjaftueshme për faktin se ky narracion dezinformues i mediave serbe është i përditshëm kështu që institucionet e Kosovës duhet të kenë reagime të përditshme dhe të shpejta”, u shpreh Rizanaj.

Ai shtoi se mediat në gjuhën serbe janë bërë promotor i narracionit dezinformues të medieve ruse.

“’Russia Today’ që është sektori për Ballkan, apo ‘Sputnik’ në gjuhën serbe, kanë përmbajtje specifike për Kosovën, domethënë narracione dezinformuese por për shkak se domenet e tyre janë të bllokuara për Kosovë dhe nuk mund të shfrytëzohen nga lexuesit ato reflektohen nëpër mediat në gjuhën serbe. Mediat në gjuhën serbe bëhen promotor i atij narracioni dezinformues të mediave ruse, por njëkohësisht edhe mediat në gjuhën serbe kanë atë strategjinë e tyre të dezinformimit ku janë disa pika dhe elemente ku bazohen ata që janë raste të ndryshme për zhvillimet në veri apo vendbanimet me shumicë serbe ku gjithmonë synohet që pala serbe të indetifikohet si viktimë e një presioni të madh të shqiptarëve këtu edhe pushtetit që është aktual”, theksoi hulumtuesi i Hibrd-it, raporton KP.

Lidhur me atë se sa është i rregulluar tregu medial karshi keqinformimit, hulumtuesi Rizanaj theksoi se Komisioni i Pavarur i Mediave, por edhe ai i Mediave të Shkruara kanë mungesë të kapaciteteve në mënyrë që ta bëjnë punën në mënyrë të duhur.

Tags: dezinformata serbemediat onlinepropaganda
ShareTweet

Postime të ngjashme

​26 vjet nga barbaria serbe ndaj shqiptarëve në Korishë

​26 vjet nga barbaria serbe ndaj shqiptarëve në Korishë

Kurti: Vrasja e ushtarëve shqiptarë në Armatën Jugosllave – një kapitull i veçantë i krimeve nga Serbia

Kurti: Vrasja e ushtarëve shqiptarë në Armatën Jugosllave – një kapitull i veçantë i krimeve nga Serbia

KDI: Mbyllja e seancës nga kryesuesi, shkelje e rregullores dhe praktikës parlamentare

Tentimi i 15-të për konstituimin e Kuvendit

Mot i vranët dhe me riga shiu

Gjatë ditës në disa zona riga shiu

​26 vjet nga barbaria serbe ndaj shqiptarëve në Korishë

​26 vjet nga barbaria serbe ndaj shqiptarëve në Korishë

Kurti: Vrasja e ushtarëve shqiptarë në Armatën Jugosllave – një kapitull i veçantë i krimeve nga Serbia

Kurti: Vrasja e ushtarëve shqiptarë në Armatën Jugosllave – një kapitull i veçantë i krimeve nga Serbia

Nis procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare, rezultatet e para

​Numërohen mbi 93% e kutive në Shqipëri, këto janë rezultatet

KDI: Mbyllja e seancës nga kryesuesi, shkelje e rregullores dhe praktikës parlamentare

Tentimi i 15-të për konstituimin e Kuvendit

Mot i vranët dhe me riga shiu

Gjatë ditës në disa zona riga shiu

“Të shpallet situatë e jashtëzakonshme”, “protesta para Kuvendit” – Analistët flasin për daljen nga kriza

“Të shpallet situatë e jashtëzakonshme”, “protesta para Kuvendit” – Analistët flasin për daljen nga kriza

Bajrami i reagon Rizvanollit: Hajde në debat deputete

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X