TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Reagon AKK: Komunat nuk e rritën tatimin në pronë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Reagon AKK: Komunat nuk e rritën tatimin në pronë

Përmes një njoftimi në Facebook, AKK është shprehur se kjo rritje nuk vjen nga Komunat, derisa ka deklaruar se fatura e tatimit të pronë përmban dy elemente mbi bazën e të cilave përcaktohet shuma e tatimit.

“1. Vlera e pronës për metër katror (m/2) e cila përcaktohet nga Ministria e Financave dhe Transfereve (Departamenti i Tatimit në Pronë) dhe

2. Norma tatimore e cila përcaktohet nga Komunat”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Bazuar në dispozitat e Ligjit në fuqi për Tatimin në Pronën e Paluajtshme.

“Autoriteti kompetent për zbatimin e procedurës së vlerësimit është Ministria e Financave e cila përcakton zonat e vlerave, nivelet e vlerave dhe vlerën e vlerësuar të pronave të paluajtshme që janë brenda territorit të komunave. Vlerësimi i pronave të paluajtshme kryhet në përputhje me rregullat dhe procedurat e parashikuara në këtë Ligj dhe në aktin nënligjor që nxjerr Ministria e Financave për kategoritë e vlerave, metodat dhe modelet e vlerësimit”, thuhet në njoftim.

Sipas komunikatës, Komunat nuk e kanë ngritur normën tatimore por është bërë rivlerësimi i pronave nga Departamenti përkatës i Ministrisë së Financave dhe Transfereve dhe me këtë rast është rritur vlera e pronave bazuar edhe në çmimet e tregut.

“Pra, çmimi i faturës së Tatimit në Pronë llogaritet me shumëzimin e vlerës së pronës me normën tatimore.

Kështu, me rritjen e çmimit të pronave (pa u rritur fare norma tatimore nga Komunat) është rritur automatikisht vlera e faturës së Tatimit në Pronë.

Ajo çka është varur nga Komunat nuk ka ndryshime, sepse ato mbeten të përkushtuara që të mos bëjnë ngritje në këtë kohë të vlerave të taksave për qytetarët, sidomos në këtë kohë të krizës ekonomike dhe rritjes së vazhdueshme të shumicës së artikujve”, thuhet në njoftim.

Sipas komunikatës, Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkon që sa më shpejt të procedohet në Kuvend, Ligji i ri i Tatimit në Pronë, ku është kërkuar që norma tatimore aktuale të ulet nën 0.15%.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Borë dhe temperatura deri në -5 gradë gjatë fundjavës

Borë dhe temperatura deri në -5 gradë gjatë fundjavës

Buxhovi: Nga 2010 e këndej, klasa politike në Kosovë shtetin e sheh si mundësi për pushtet

Buxhovi: Nga 2010 e këndej, klasa politike në Kosovë shtetin e sheh si mundësi për pushtet

Buxhovi: Rama dhe Kurti nuk u përshëndetën as për Ditën e Alfabetit, marrëdhëniet mes tyre nuk janë të mira

Buxhovi: Rama dhe Kurti nuk u përshëndetën as për Ditën e Alfabetit, marrëdhëniet mes tyre nuk janë të mira

Kosumi: Adem Demaçin e konsideronim udhëheqës të organizatave tona të fshehta patriotike

Nottingham forest mposht Chelsea në një ndeshje me pesë gola

Nottingham forest mposht Chelsea në një ndeshje me pesë gola

Labinot Xhoxhaj mbron titullin e kampionit të Evropës në boks

Labinot Xhoxhaj mbron titullin e kampionit të Evropës në boks

Kosumi: Adem Demaçin e konsideronim udhëheqës të organizatave tona të fshehta patriotike

Kosumi: Adem Demaçin e konsideronim udhëheqës të organizatave tona të fshehta patriotike

Kurti: Synimi ynë është t’i dalim zot atdheut dhe ushtria jonë të jetë në NATO

Kurti: Synimi ynë është t’i dalim zot atdheut dhe ushtria jonë të jetë në NATO

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën