Kjo është bërë e ditur në ndarjen e garantit rreth 8 milionë euro nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Zyra e BE-së në Kosovë, Qeveria e Zvicrës, Suedisë dhe Norvegjisë.
Ndërsa komuna e dytë më përformacën më të mirë u vlerësuar ajo e Lipjanit që fitoi 1,021,108 euro dhe Komuna e Gllogocit vendi i 3-të – 905,812
MAPL me Zyrën e BE-së në Kosovë, Qeverinë Zvicerane, Suedeze dhe Norvegjeze kanë ndarë rreth 8 milion Euro për Grantin e Performancës Komunale (GPK) me qëllim që të shpërblehen komunat me performancën më të mirë në tri fusha kryesore
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi vuri në theks se granti i performancës Komunale është instrument i qeverisë, që mbështetë komunat financiarisht, mbi bazën e parimit të meritës dhe i renditë ato në baza vjetore, sipas performancës tyre.
Po ashtu, Ministri Krasniqi, nënvizoi se ky vit e gjen Grantin e Performancës më të avancuar, me ligj të veçantë, me më shumë fonde, me më shumë projekte dhe më shumë partnerë.
“Për herë të parë procesit të vlerësimit i është shtuar edhe kontrolli në teren, me synimin e vetëm që të jemi sa më transparent dhe objektiv në vlerësim. Ky kontroll do të shtohet edhe më tutje për të gjitha komunat dhe të gjitha fushat raportuese në të ardhmen në mënyrë që të kemi rezultate të sakta dhe transparente”, tha ai.
Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, vlerësoi se Granti i Performancës rrit konkurrencën në mes të Komunave në mënyrë që Komunat të ofrojnë shërbime sa më të mira komunale për qytetarët.
Përderisa Ambasadori i EU-se, Tomasz Szunyog ka theksuar se është e rëndësishme që Komuna të përmirësojnë shërbimet e tyre, në mënyrë që të ofrojnë shërbime më të mira dhe të krijohen kushte më të favorshme për qytetarët.
Vlerësimi i performancës komunale për grantin e vitit 2022, shpërblen 14 komuna, tri prej të cilave zgjidhen si komunat me performancën më të lartë.
Komunat përfituese janë:Dragashi – 329,259 Euro,Gjilani – 864,306 Euro,Graçanica – 81,661 Euro,Hani i Elezit -82,555 Euro,Kaçaniku 306,057 Euro,Mitrovica e jugut – 693,472 Euro,Obiliqi – 808,141 Euro,Peja – 761,187 Euro,Shtërpca – 34,726 Euro,Suhareka – 519,507 Euro, dheVitia – 364,818.
Ndërkaq, tri 3 vendet e para komunat me performancën më të mirë:Komuna e Rahovecit – vendi i i 1-rë – 1,148,891 EuroKomuna e Lipjanit– vendi i i 2-të – 1,021,108 EuroKomuna e Gllogocit – vendi i i 3-të – 905,812 Euro