Në “Ditari” në Tëvë 1, Raçi theksoi se pyetja ishte shtruar pse po kërkohen 100 euro, por sipas tij, pse tani po ofrohen 50 euro.
“Faktikisht ne jemi në një periudhë që thashë rritja e çmimeve e produkteve bazike është 48%, që secila pagë, edhe paga më e ulët 300 euro është goditur për 150 euro. Atëherë shtrohet pyetja, pse nuk po ndodh qikjo rritje 150?!Për shkak që me ia mbulu atij shpenzimet e inflacionit që i kanë ndodh e plus edhe shpenzimet që po paralajmërohen që ka me ndodh kriza të tjera”, tha ai.
Sipas tij, kjo çështje është zvarritur por që beson se Qeveria do ta realizojë kërkesën sepse ka mundësi buxhetore. /Teve1.info/