TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Qeveria ua kërkon komunave buxhetin e pashpenzuar vetanak, reagon Prishtina

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Rama për dhunimin e 11-vjeçares: U turpëruam të gjithë si shoqëri

Sipas një komunikate për medie, Rama ka thënë se me këtë kërkesë Qeveria e Kosovës e ka shkelur Nenin 124 të Kushtetutës së Kosovës kur me paragrafin 6 të nenit 9 të Projektligjit për Buxhetin e vitit 2023, Komunave të Kosovës iu kërkohet që të gjitha të hyrat vetanake të mbledhura para vitit fiskal 2022 dhe të pashpenzuara, t’i dorëzojnë në Fondin e Kosovës në blancin bankar.

“Të hyrat vetanake të Prishtinës, i takojnë vetëm Prishtinës!

Në emër të Kryeqytetit dhe qytetarëve të tij, dua të shpreh shqetësimin e thellë lidhur me tendencën e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të ridestinuar mjetet financiare nga buxheti i Kryeqytetit.

Në mënyrë specifike, e kundërshtojmë fuqishëm pjesën e paragrafit 6 të nenit 9 të Projektligjit për Buxhetin e vitit 2023 i cili përcakton se: “Të gjitha të hyrat vetanake të mbledhura para vitit fiskal 2022 dhe të pashpenzuara, behën pjesë e Fondit të Kosovës në bilancin bankar”, ka thënë Rama.

Sipas tij, janë 38 milionë euro të mbledhura nga qytetarët e Prishtinës e të cilat ia ka borxh qytetarëve t’a kthej në investime zhvillimore.

“Unë si Kryetar i Kryeqytetit, i zgjedhur për të përfaqësuar dhe mbrojtur interesin e qytetarëve të Prishtinës, jam i obliguar të siguroj që të hyrat e tyre të kthehen në investime zhvillimore për Prishtinën. Në këtë rast, janë rreth 38 milion Euro të hyra vetanake të mbledhura nga qytetarët e Prishtinës, të cilat nuk mund të tjetërsohen për t’ia shpërndarë institucioneve dhe komunave tjera.

Dua të rikujtoj edhe një element të rëndësishëm, Prishtina çdo ditë frekuentohet nga dhjetëra mijëra qytetarë të komunave të tjera të Kosovës duke ngarkuar infrastrukturën e saj në mënyrë të vazhdueshme. Nëse Projektligji për Buxhetin e vitit 2023 miratohet në formën aktuale do të dëmtojë rëndë zhvillimin e projekteve të Kryeqytetit të cilat i gëzojnë edhe qytetarët e komunave tjera”, ka thënë ai.

“Unë i bëj thirrje deputetëve të respektuar të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të mbrojnë interesat e Kryeqytetit ku jetojnë dhe veprojnë edhe një numër i madh i qytetarëve nga e gjithë Kosova. Unë ju bëj thirrje që të angazhoheni dhe votoni për të fshirë fjalinë e paragrafit 6 të nenit 9 të Projektligjit për Buxhetin e vitit 2023 i cili përcakton se: “Të gjitha të hyrat vetanake të mbledhura para vitit fiskal 2022 dhe të pashpenzuara, bëhen pjesë e Fondit të Kosovës në bilancin bankar”, ka shkruar ndër të tjera Rama.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për krime lufte në Zubin-Potok

Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për krime lufte në Zubin-Potok

Lansimi i raportit për luftën në Kosovë, Hetemi: Kushdo që ka të dhëna shtesë, t’i dërgojë

Lansimi i raportit për luftën në Kosovë, Hetemi: Kushdo që ka të dhëna shtesë, t’i dërgojë

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Sulmohet me armë ekipi i KRU “Mitrovica” gjatë inspektimit të lidhjeve ilegale, i dyshuari në arrati

Pas vdekjes së punëtorit në Ferizaj, Hoti paralajmëron aksion të jashtëzakonshëm inspektimesh në ndërtimtari

Hoti: Databaza e viktimave të luftës, detyrim ndaj së vërtetës e historisë

Vazhdojnë pritjet në kufi – Gjendja aktuale në pikat kryesore kufitare

Kolona në disa pika kufitare, deri në 25 minuta pritje për të hyrë në Kosovë

​Investimi në Zvërnec, Rama për median britanike: Projekti synon ta rigjenerojë

​Investimi në Zvërnec, Rama për median britanike: Projekti synon ta rigjenerojë

“Ditari”- 29.07.2026

“Ditari”- 29.07.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën