Facebook Twitter Instagram YouTube
    tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!
    • LAJMET
    • RAJONI & BOTA
    • OPINIONE
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • TECH
    • SHOWBIZ
    • LIFE STYLE
    LIVE
    Lajmi i fundit:
    • Murati: Kushdo që ka hallin e qytetarëve, e mbështetë propozimin tim për tatimin në pronë
    • Hajdari në takim me delegacionin kroat, bisedojnë për intensifikim të bashkëpunimit mes dy vendeve
    • Policia me detaje rreth vdekjes së të dyshuarit për gjuajtjen e dy grave në Fushë – Kosovë
    • Veliu regjistron asistimin e parë në Superligën e Turqisë
    • Vdes i dyshuari që plagosi dy gra në Fushë-Kosovë
    • Mënyra më e rrezikshme e konsumimit të kafesë
    • Pavel fiton zgjedhjet presidenciale në Çeki
    • Sabalenka fiton trofeun në “Australian Open”
    • Von Der Leyen: Ukraina e ka mbështetjen tonë të pakushtëzuar
    • Osmani uron presidentin e ri të Çekisë
    tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!
    Home » Qeveria mban mbledhjen e 63-të, merr tri vendime
    LAJMET 24/02/2022

    Qeveria mban mbledhjen e 63-të, merr tri vendime

    Qeveria e Kosovës ka mbajtur të enjten mbledhjen e 63-të, ku edhe ka marrë tri vendime.
    Facebook Twitter Email
    Qeveria e Kosoves.

    Përmes njoftimit, është bërë e ditur se është plotësuar “Programi Legjislativ i Qeverisë së Kosovës për vitin 2022” duke shtuar Projektligjin për Anti-Doping, vendim i cili do të dërgohet në Kuvendin e Kosovës.

    Po ashtu, janë shfuqizuar edhe disa pika të vendimeve të Qeverisë me të cilin obligoheshin Ndërmarrjet Puvlike Qendrore të krijojnë sistem të mirëfilltë të menaxhimit të kontratave komerciale.

    “Pikat e shfuqizuara parashihnin që asnjë Ndërmarrje Publike Qendrore nuk mund të lidhte kontratë komerciale pa pëlqimin e ministrit përgjegjës nëse kontrata përmban klauzolë për zbatimin e së drejtës së huaj dhe detyrim të Ndërmarrjes Publike Qendrore për të paguar dënim kontraktues ose dëmshpërblim të likuiduar, nëse dënimi ose dëmshpërblimi tejkalon shumën prej 5.000,00 € (pesë mije euro). Në kohën kur Qeveria e mëparshme kishte marrë këtë vendim, Ndërmarrjet Publike ndodheshin në rrezik të vazhdueshëm të krizave financiare si pasojë e humbjes së rasteve nëpër gjykata për shkak të nënshkrimit të kontratave të pafavorshme komerciale nga ana e menaxhmentit të tyre”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e Qeverisë.

    Tutje, Qeveria ka miratuar edhe nismën për negocimin e Marrëveshjes së Kredisë mes Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar për Programin për “Financat Publike të Kosovës dhe Rritja Ekonomike”./teve1.info/

    Mbledhje Qeveria e Kosovës Vendime
    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp
    Artikujt e fundit

    Murati: Kushdo që ka hallin e qytetarëve, e mbështetë propozimin tim për tatimin në pronë

    28/01/2023

    Hajdari në takim me delegacionin kroat, bisedojnë për intensifikim të bashkëpunimit mes dy vendeve

    28/01/2023

    Policia me detaje rreth vdekjes së të dyshuarit për gjuajtjen e dy grave në Fushë – Kosovë

    28/01/2023

    Vdes i dyshuari që plagosi dy gra në Fushë-Kosovë

    28/01/2023

    Osmani uron presidentin e ri të Çekisë

    28/01/2023

    Komunat renditin arsyet pse duhet pezulluar vendimi për ri-vlerësim të pronave

    28/01/2023

    Kurti për Asociacionin: Duhet argumente nga ata që kërkojmë më shumë drejta për serbët

    28/01/2023

    Ky portal mirëmbahet nga televizioni "Tëvë1". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Tëvë1". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.


    Facebook Twitter Instagram YouTube
    Kontakt:
    Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
    Email: [email protected]
    Tel: +383 48 44 77 00
    © 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
    • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • TECH
    • SHOWBIZ
    • LIFE STYLE
    • FUN

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.