Facebook Twitter Instagram YouTube
    tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!
    • LAJMET
    • RAJONI & BOTA
    • OPINIONE
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • TECH
    • SHOWBIZ
    • LIFE STYLE
    LIVE
    Lajmi i fundit:
    • Brighton nuk pranon ofertën, Caicedo dëshiron me çdo kusht kalimin tek Arsenali
    • Faqja e internetit ofron 1,000 dollarë për një çift që dëshiron të ndërtojë mobile IKEA
    • Tesla konfirmon se “platforma e automjeteve të gjeneratës së ardhshme” është në zhvillim e sipër
    • Së shpejti në treg edhe telefoni i mençur Coca-Cola
    • Twitter thotë se përdoruesit do të mund të apelojnë pezullimin e llogarisë
    • A i njihni ushqimet më të dëmshme? Ndiqini këtu
    • Rrudhat e syve – Si t’i largoni me metoda natyrale
    • Vitamina që i duhet trupit për një sistem imunitar të shëndetshëm
    • Beteja të ashpra në lindje të Ukrainës
    • Hiqen disa kamera të vendosura pa autorizim në lagjet e Korçës e Pogradecit
    tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!
    Home » Protestë kundër Vuçiqit në Mitrovicën Veriore
    LAJMET 25/01/2023

    Protestë kundër Vuçiqit në Mitrovicën Veriore

    Iniciativa “Mbijetesa serbe” mbajti të një protestë në sheshin e Mitrovicës Veriore kundër politikës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
    Facebook Twitter Email

    Protestuesit që ishin në numër të vogël me pankarta “Nuk dua të jetoj në geto” dhe “Askush nuk është i sigurt” kundërshtuan politikat e Beogradit.

    Kryetari i kësaj iniciative, Aleksandar Arsenijeviç tha para protestuesve se kundërshtojnë prezencën e policëve kosovarë atje.

    “Kemi dy armiq: frika dhe defetizmi. Të dyja çojnë kah një qëllim, ai është shpërngulja. Por, unë e them këtu se ne nuk do të largohemi askund prej këtu dhe se ne do të luftojmë për të drejtat dhe jetesën tonë në Kosovë. I pamë edhe pamjet në Shtërpcë dhe sulmeve etnike në Gjilan. Kërkojmë që policia speciale e armatosur deri në dhëmb të largohet nga veriu. Ai tha se kërkon nga Prishtina zyrtare që t’i publikojë pamjet e kamerave e të shihet se sa është e nevojshme që të shtihet me armë në disa raste në veri. E dëgjuam presidentin Vuçiq se është i gatshëm të pranojë një marrëveshje e ne nga ky vend i çojmë mesazh se frika dhe defetizmi nuk janë zgjidhje. Pa formimin e Asociacionit serb nuk ka nënshkrim të asnjë marrëveshje”, tha ai.

    Ai u shpreh se pa formimin e Asociacionit, nuk mund të ketë marrëveshje përfundimtare dhe se në bisedime në Bruksel ata nuk po përfaqësohen denjësisht.

    “Përderisa nuk formohet Asociacioni, vet përfaqësuesit tanë e kanë bërë të qartë kur dhanë dorëheqje, se pa asociacionin, nuk ka marrëveshje në Bruksel. Këtu po përhapet frika dhe me kënd të bisedosh thonë duhet të shpërngulemi, nuk duam luftë. Mesazhi për presidentin Vuçiq bashkësinë ndërkombëtare dhe z.Albin Kurtin, të cilët flasin në emrin tonë është se në ato bisedime askush nga serbët e këtushëm nuk merr pjesë”

    Pas fjalimeve protestuesit u shpërndan të qetë, ndërsa nuk u regjistrua asnjë incident.

    Kujtojmë se kundër presidentit serb dhe Listës Serbe një protestë u mbajt edhe në fillim të janarit duke i akuzuar për tradhti kombëtare.

    Pjesëtarët e Policisë së Kosovës së bashku me ata të EULEX-it u përkujdesen për mbarëvajtjen e protestës.

    Kronika e realizuar nga Lindrit Zejnullahu

    Protesta veri
    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp
    Artikujt e fundit

    Dy gra plagosen me armë zjarri nga një burrë në  Fushë- Kosovë

    28/01/2023

    Katër raste të reja me Covid-19

    28/01/2023

    LDK-ja për propozimin e Muratit për falje të 100 eurove: Amatorizëm politik

    28/01/2023

    Rama për raportet Kosovë-Serbi: Ngadalë, por në drejtimin e duhur

    28/01/2023

    Haradinaj: Njohja është në planin e BE-së, Kurti e vendosi në qendër të marrëveshjes Asociacionin

    28/01/2023

    Kreu i Kaçanikut thotë se nuk u ndihmuan nga Qeveria për dëmet nga vërshimet në vitin 2021

    28/01/2023

    Pesë oficerë të FSK-së diplomojnë në Shqipëri

    28/01/2023

    Ky portal mirëmbahet nga televizioni "Tëvë1". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Tëvë1". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.


    Facebook Twitter Instagram YouTube
    Kontakt:
    Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
    Email: [email protected]
    Tel: +383 48 44 77 00
    © 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
    • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • TECH
    • SHOWBIZ
    • LIFE STYLE
    • FUN

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.