Me anë të pankartave, qytetarët serbë nga protesta në Graçanicë, i dërguan mesazhe kryeministrit Albin Kurti.
“Paqe kundër dhunës së Kurtit”, “Stop terrorit Kurti”, “Kurti nuk do t’i dëbojë serbët nga Kosova dhe Metohia” ishin fjalët me të cilët serbët lokalë protestuan kundër moslejimit të mbajtjes së zgjedhjeve.
Përveç serbëve lokalë, protestues pati edhe nga vendet tjera.
Në anën tjetër, Marian Gjergjoviq nga Komuna e Shtërpcës tregon pse po proteston.
“Do të duhet të organizohen edhe tani zgjedhjet, siç ka ndodhur deri më tash, kjo është hera e parë që në enklavat serbe nuk organizohen zgjedhjet, andaj për shkak të këtyre zgjedhjeve dhe të gjithave tjera kemi dalë të tregojmë pakënaqësinë tonë”, tha ai.
“Ka qenë protestë e qetë, po protestojmë për njerëzit tonë”.
Përveç Graçanicës, protesta kundër vendimit për moslejimin e mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë, janë zhvilluar edhe në Mitrovicën e Veriut.
Raporti i gazetares Fetije Kamberi.