Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere do të mblidhet të mërkurën, derisa në rend dite është edhe shqyrtimi i Projektligjit për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Trusti, siç kanë kërkuar qytetarët e Kosovës përmes peticionit.
Në këtë mbledhje po ashtu do të bëhet edhe shqyrtimi i raportit Vjetor Financiar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për nëntëmujorin e vitit 2022 dhe votimi i Raportit Vjetor Financiar i Autoritetit të Aviacionit Civil për vitin 2021.
Ndryshimi i Ligjit për Fondet pensionale të Kosovës, ka kohë që është duke u debatuar në qarqe të ndryshme. Për ndryshimin e projektligjit të Trusti-it, ka pasur protesta dhe janë mbledhur mijëra nënshkrime të cilat janë dorëzuar në Kuvendin e Kosovës.