tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

Policia kap drogë në vlerë 1.5 milionë euro në Suharekë, arrestohen gjashtë persona

tëvë1 nga tëvë1
16/02/2022
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë ditës së sotme në Suharekë është zhvilluar një operacion i organizuar nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Prizrenit ku me këtë rast janë kapur sasi të konsiderueshme të narkotikëve.

Prokurorja e rastit ka njoftuar se në këtë aksion të zhvilluar në Shirokë të Suharekës janë kapur 32 kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë e mbi dy mijë bimë kanabis të mbjella në saksi të gatshme për shitje.

“Me rastin e basti janë kapur në flagrancë dhe më pas arrestuar 6 persona, ku katër prej tyre janë shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe dy të Kosovës”, deklaroi prokurorja Ariana Shajkovci.

Prokurorja thotë se laboratori i bimëve narkotike është zbuluar në kulmin e një ndërtesë shtatë-katëshe.

“Aty kishte kushte optimale për kultivimin e kanabisit ku përfshihen ndriçim të posaçëm, sistemi i ujitjes, sistemi i ajrosjes, peshore, qese dhe sasi të konsiderueshme të dheut e vendosur në thasë”.

Ajo po ashtu ka thënë se janë sekuestruar edhe tri vetura, 6 telefona celularë, DVR, laptopë dhe 2,185 euro para të gatshme.

Reshat Murseli, drejtor i Drejtorisë për antidrogë në Polici, ka thënë se objekti më parë është shfrytëzuar si një mulli, derisa tani ishte shndërruar në laborator kanabisi.

“Vlera e drogës dhe bimëve të rritura që do të dilnin në treg do të kalonte mbi 1.5 milionë euro, duke pasur parasysh se bimët që kultivohen në laboratorë kanë vlerë më të lartë”, deklaroi Murseli.

Të ngjashëm

LAJMET

Hoti thotë se marrëveshja e Ohrit u reduktua në themelim urgjent të Asociacionit

28/03/2023
LAJMET

Haradinaj kujton heronjtë Elez Geci e Maxhun Berisha

28/03/2023
LAJMET

Konjufca e Escobar thonë se nuk do të ketë Asociacion që cenon sovranitetin e Kosovës

28/03/2023
LAJMET

Ministri Murati priti në takim ambasadorin turk, Sabri Tunç Angili

28/03/2023
LAJMET

Krasniqi ka kërkuar drejtësi në përvjetorin e Masakrës së Izbicës

28/03/2023
LAJMET

Javën e ardhshme takohen Bislimi e Petkoviç në Bruksel

28/03/2023

Hoti thotë se marrëveshja e Ohrit u reduktua në themelim urgjent të Asociacionit

28/03/2023
0

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, tha se marrëveshja e Ohrit u reduktua në themelim urgjent të Asociacionit dhe sipas tij...

Peja pret Beroen në kuadër të BIBL

28/03/2023
0

Skuadra e Pejës sot luan lojën e fundit në kuadër të garave të rregullta në Ligën Ballkanike. Pejanët sot përballë...

Haradinaj kujton heronjtë Elez Geci e Maxhun Berisha

28/03/2023
0

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj,i ka kujtuar heronjtë Elez Geci e Maxhun Berisha, në përvjetorin e vrasjes së tyre, raporton...

Konjufca e Escobar thonë se nuk do të ketë Asociacion që cenon sovranitetin e Kosovës

28/03/2023
0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në kuadër të vizitës në SHBA është takuar me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.