Ai në një lidhje direkte në emisionin “Ditari” në tëvë1 tha se zyrtarët policorë të Kosovës dhe KFOR-i po kujdesen për ruajtjen e rendit dhe qetësisë.
Po ashtu, ai tregoi se zëdhënësi i Policisë në Mitrovicën Veriore, Besim Hoti ka demantuar raportimet se janë kidnapuar 4 persona të komunitetit serb dhe janë dërguar në Serbi.
“Në anën tjetër ka pasur raportime se në dy ditët e fundit janë kidnapuar 4 persona nga veriu, serbë dhe janë dërguar në Serbi. Ne biseduam me zëdhënësin e Policisë, Besim Hoti i cili na tha se nuk është raportuar për një rast të tillë dhe këto informacione mbeten në nivelin e spekulimeve dhe nuk mund të konfirmohet për një gjë të tillë”, raportoi Jashari./teve1.info/