Sipas tij, tensionet e lidhura me targat janë tejkaluar, dhe nuk ka më pretekste që ndalojnë negocimin në Bruksel për normalizim.
“Pas disa orësh diskutime intensive, arritëm në një marrëveshje. Gjithçka është gati për të filluar bisedimet mbi propozimin franko-gjerman. Pati disa tensione që parandaluan fillimin e këtyre diskutimeve, ne besojmë se me arritjen e kësaj marrëveshjeje nuk ka më pretekste që të shkohet në Bruksel dhe të flitet për normalizim”, ka thënë Petkoviq për mediat serbe.