tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

Për pesë vjet, katër njohje

tëvë1 nga tëvë1
20/02/2022
A A
Për pesë vjet, katër njohje
Share on FacebookShare on Twitter

 

E shpallur e pavarur 14 vjet më parë, Kosova është njohur nga 117 shtete në total.

Gati gjysma prej tyre e kanë njohur në vitin e shpalljes së pavarësisë, më 2008.

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk e njeh ende Serbia, e cila me Kushtetutë vazhdon ta konsiderojë si pjesë të veten, e as Bosnje dhe Hercegovina.

Nga vendet e Bashkimit Evropian nuk e ka njohjen e Greqisë, Rumanisë, Spanjës, Sllovakisë dhe Qipros.

Kjo, edhe përkundër faktit se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konstatuar në vitin 2010 se pavarësia e Kosovës “nuk bie ndesh me ligjin ndërkombëtar”.

Mosnjohjet, në një mënyrë ose tjetër, e pengojnë Kosovën – nisur nga lëvizja e lirë deri te pranimi në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë (MPJD) nuk i janë përgjigjur pyetjes së Radios Evropa e Lirë rreth çështjes së lobimit për njohje.

Në ueb-faqen e kësaj ministrie, te pjesa për politikën e jashtme, shkruan se MPJD “mbetet fuqimisht e angazhuar për të lobuar për njohje ndërkombëtare nga ana e shteteve anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, me qëllim të forcimit të pozicionit ndërkombëtar të Kosovës dhe për të vendosur marrëdhënie diplomatike me shumicën e shteteve anëtare të OKB-së”.

Njohja e fundit që ka marrë Kosova ka qenë nga shteti i Izraelit, më 1 shkurt, 2021. Kjo njohje ka qenë pjesë e një marrëveshjeje me Serbinë, për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, e nënshkruar në Uashington, më 4 shtator, 2020, në praninë e presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump.

Para Izraelit, për gati tre vjet, Kosova nuk është njohur nga asnjë vend.

Për më tepër, ajo është përballur me fushatën e Serbisë për çnjohje. Autoritetet në Serbi kanë thënë se kanë arritur t’i bindin disa vende për të tërhequr njohjet e Kosovës, në mesin e tyre: Surinami, Burundi, Liberia, Ishujt Solomon, Madagaskari, Togo, Republika Qendrore e Afrikës, Gana, Siera Leone e të tjera. Autoritetet e Kosovës, megjithatë, nuk kanë konfirmuar ndonjë çnjohje.

Pjesë e Marrëveshjes së Uashingtonit ka qenë edhe një moratorium njëvjeçar mbi fushatën e Serbisë për çnjohjen e Kosovës, ashtu si edhe një moratorium njëvjeçar mbi përpjekjet e Kosovës për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare.

Moratoriumet kanë skaduar në shtator të vitit të kaluar dhe nuk është e qartë nëse Serbia ka rinisur fushatën e saj. Po ashtu, nuk është bërë e ditur që Kosova ka aplikuar për anëtarësim në ndonjë organizatë të huaj ndërkombëtare.

Avni Spahiu, i cili ka shërbyer si ambasador i Kosovës në Shtetet e Bashkuara dhe në Turqi, thotë se MPJD duhet të aktivizohet dhe të sigurojë njohje të reja për Kosovën, që do të fuqizonin subjektivitetin e saj ndërkombëtar.

“Në të kaluarën, Ministria e Jashtme ka pasur një program konkret se si t’u qasemi kërkesave për njohje të vendit, por mendoj se ka një stagnim në angazhimin e duhur të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Për fat të keq, po shihet një neglizhencë”, thotë Spahiu për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, fokusi duhet të jetë në pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e njohin ende Kosovën.

GLPS: Diplomaci pa strategji

Lirika Agusholli, hulumtuese në Grupin për Studime Politike dhe Juridike (GLPS), thotë se Kosovës i mungon strategjia për sigurimin e njohjeve të reja.

“Është nevojë emergjente që të përpilohet një strategji e qartë pro-aktive nga ana e MPJD-së në Kosovë. Duhet të punohet në organizime, vizita zyrtare dhe samite në vendet mosnjohëse, me qëllim të informimit për gjendjen e shtetit të Kosovës”.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, thënë shumë qartazi, ka shumë punë për të bërë në çështjen e njohjeve të legjitimitetit të shtetit të Kosovës”, thotë Agusholli për Radion Evropa e Lirë.

Edhe sipas saj, Kosova duhet të ketë lobim intensiv në pesë vendet mosnjohëse të BE-së.

Kosova kërkon njohje reciproke me Serbinë

Kosova, qysh në vitin 2011, është e angazhuar në një dialog për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Dialogu ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian dhe mbështetet nga Shtetet e Bashkuara.

Autoritetet në Kosovë thonë se procesi duhet të përfundojë me njohje reciproke.

Megjithatë, e ardhmja e këtyre bisedimeve është e paqartë. Bartësit aktualë të dialogut, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk janë takuar qysh në korrik të vitit të kaluar.

Një nga mbështetëset më të mëdha të Serbisë në arenën ndërkombëtare, Rusia, e pengon anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Kosova nuk është ende as anëtare e Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës, Organizatës Botërore të Tregtisë, Organizatës Ndërkombëtare të Policisë Kriminale (INTERPOL) e të tjera.

Por, gjatë 14 vjetëve të pavarësisë, ajo ka arritur të anëtarësohet në disa organizata ndërkombëtare – në mesin e tyre: Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Komiteti Olimpik, Federata Evropiane e Futbollit dhe Federata Botërore e Futbollit.

Tags: njohjetPavaresia

Të ngjashëm

PDK: Veç Martini ka super-punë në Kosovë
LAJMET

PDK: Veç Martini ka super-punë në Kosovë

09/02/2023
Dështon miratimi i Projektligjit për qeverisje lokale
LAJMET

Kuvendi i Kosovës nuk miraton raportin vjetor të KPM-së

09/02/2023
Ushtarët e FSK-së pajisen me bereta të reja
LAJMET

Ushtarët e FSK-së pajisen me bereta të reja

09/02/2023
Borrell: Dënojmë fuqishëm sulmin e pajustifikuar të Rusisë ndaj Ukrainës
LAJMET

Borrell fton Kurtin dhe Vuçiqin për takim në Bruksel

09/02/2023
Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri arrin mbi 17 mijë
LAJMET

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri arrin mbi 17 mijë

09/02/2023
LAJMET

Kurti për vërshimet: S’kishim nevojë për atë lloj ndihme të Shqipërisë

09/02/2023
PDK: Veç Martini ka super-punë në Kosovë

PDK: Veç Martini ka super-punë në Kosovë

09/02/2023
0

Partia Demokratike e Kosovës gjatë ditës së sotme ka mbajtur një tjetër aksion nga pazari i kryeqytetit në rrugën "Ilaz...

Dështon miratimi i Projektligjit për qeverisje lokale

Kuvendi i Kosovës nuk miraton raportin vjetor të KPM-së

09/02/2023
0

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës nuk u arrit të miratohet votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të...

Ushtarët e FSK-së pajisen me bereta të reja

Ushtarët e FSK-së pajisen me bereta të reja

09/02/2023
0

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se ushtarët e FSK-së nga sot janë pajisur me beretat e reja. Përmes...

Borrell: Dënojmë fuqishëm sulmin e pajustifikuar të Rusisë ndaj Ukrainës

Borrell fton Kurtin dhe Vuçiqin për takim në Bruksel

09/02/2023
0

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka thënë se së shpejti do t’i ftojë...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.