tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

Pasojat që bartin ushtarët të cilët largohen arbitrarisht nga FSK

tëvë1 nga tëvë1
15/02/2022
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Një lajm i rremë se ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës po braktisin uniformën, gjatë javës së kaluar nxiti reagimin e Ministrisë së Mbrojtjes, të cilët e cilësuan atë si lajm i rremë i modelit dezinformues rus.

Ministria e Mbrojtjes në reagimin e bërë ka pohuar se lajmi i tillë është gënjeshtër dhe se është shkrim tendencioz.

“Ky lajm, sikur edhe ai i datës 13 janar 2022, i të njëjtit medium, për gjoja largimin e forcave amerikane nga Bondsteel-i, i cili u demantua edhe nga vet autoritetet zyrtare të Ambasadës Amerikane në Kosovë, duke u cilësuar nga ta edhe si lajm i rremë i modelit dezinformues rus, është trillim i plotë, propagandë qëllimkeqe, dezinformatë si dhe shkrim tendencioz dhe i pavërtetë”, thuhej në reagim.

Por, si mund të largohet një ushtar nga FSK-ja, cilat janë procedurat nëpër të cilat duhet të kalojë dhe çfarë ndodhë me një ushtar nëse në mënyrë arbitrare largohet nga ushtria e Kosovës, ka folur njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi.

Sipas Ibishit, kërkesa për demobilizim nga ushtarët e FSK-së mund të vijë për arsye të ndryshme, por duhet plotësuar disa kushte.

“Nëse eventualisht tentojnë, apo bëjnë kërkesë të largohen nga FSK-ja ata do të duhet t’i paguajnë shpenzimet e shkollimit dhe ato të ngritjes së kapaciteteve të tjera që janë shumë të kushtueshme”, u shpreh Ibishi.

Po ashtu, Ibishi ka theksuar se përveç pjesës së kompensimit financiar, ushtarët e Kosovës kanë edhe një obligim, nga i cili nuk mund të lirohen gjatë gjithë jetës së tyre.

Ai thotë se ata janë të obliguar të mbajnë sekretin zyrtar, në të cilin kanë pasur qasje gjatë kohës sa kanë qenë pjesë e ushtrisë.

“Në bazë të rregulloreve dhe Ligjit dhe udhëzimeve administrative ata janë të obliguar t’i përmbushin obligimet qoftë kohore të qëndrimit në FSK, por edhe çështjen e aspektit të kompensimit financiar dhe atë të ngritjes së kapaciteteve. Por, edhe detyrimin që ata të mbajnë sekretin zyrtar, në të cilin kanë pasur qasje, në raste edhe të informacioneve të klasifikuara që është edhe obligimi i tyre që pa marrë parasysh kudo që janë, ata duhet ta mbajnë si sekret zyrtarë apo të Forcës”, theksoi Ibishi.

Ibishi po ashtu ka folur për pasojat që mund të ketë një pjesëtar i FSK-së nëse largohet pa paralajmërim nga ushtria.

“Ai është një rast i rëndë i shkeljes së rëndë, që i përvishen në këtë rast edhe standardet profesionale por edhe penale. Do të thotë penalizohet për shkak që nuk i është përmbajtur procedurave që eventualisht të demobilizohet. Sido që të jetë, lëshimi i vendit të punës, në një institucion të ndjeshëm si FSK-ja kërkon zbatimin strikt të procedurave, që mbajnë përgjegjësi jo vetëm disiplinore, por edhe penale”, theksoi Ibishi.

Policia ushtarake, sipas ish-deputetit Nuredin Ibishi mund të arrestojë në çdo moment ushtarin e FSK-së, që ka braktisur ushtrinë pa bërë kërkesën e demobilizimin dhe pa i respketuar procedurat tjera të parapara.

“Lëshimi arbitrar i FSK-së ka pasoja dhe në çdo kohë, tash e kemi edhe Ligjin për policinë ushtarake, ku ai mund të arrestohet dhe të kthehet, pastaj të kalojë nëpër procedurat e brendshme të trajtimit të rregullit ushtarak. Ata paraprakisht janë të vetëdijshëm pasi me vet qasjen kanë zënë vendin e shumë të rinjve që kanë dashur të hyjnë në FSK, e tash kur iu ka ardhur një shancë më e mirë, ata në mënyrë arbitrare nuk mund ta lirojnë vendin e caktuar. Ose duhet t’i mbajnë vendin për aq kohë sa është e përcaktuar, ose të kompensojnë shpenzimet që janë bërë për ta, edhe çështje tjera. Lëshimi arbitrar ka pasoja pasi ai mund të arrestohet nga policia ushtarake, që kujdeset për rendin”, shpjegon Ibishi për Telegrafin.

Në anën tjetër, ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati ka thënë se Ministria e Mbrojtjes dhe Qeveria duhet të bëjnë ndryshime sa i përket pagave dhe kushteve në ushtri.

“Duhet me mendu Ministria e Mbrojtjes edhe Qeveria se për çfarë arsye mund të ketë ushtarë që braktisin uniformën dhe e dyta nëse ata e braktisin për shkak të kushteve, duhet të ulen të mendojnë dhe të bëjnë ndryshime aty”, tha Kastrati.

I pyetur nëse ka pasur më herët rasteve kur pjesëtarët e FSK-së kanë braktisur uniformën për shkak të kushteve, Kastrati e mohoi të ketë ndodhur diçka e tillë.

“Jo më herët nuk ka ndodhur. Por, tash a është bërë trend ky apo është e saktë kjo nuk mund të them diçka. Por, nëse informacionet janë të sakta atëherë Ministria e Mbrojtjes duhet të ulet e shumë seriozisht ta analizojnë dhe të vijnë me propozime të reja, me ndryshime qoftë të kushteve e qoftë të pagave, qoftë edhe me kontrata, pasi unë e kam thënë edhe publikisht që nëse dikush hyn në uniformë, në ushtri, duhet të hyjë për arsye materiale edhe patriotike, sepse është nderë t’i shërbesh atdheut përmes uniformës. Por, duhet Ministria e Mbrojtës të analizojë këtë dhe të bëj ndryshime. Duhet me i rrit pagat, sepse çmimet po rriten çdo ditë. Normale që një ushtarë nuk mundet ta mbajë familjen me një pagë 400 euro”, shprehet Kastrati.

 

Tags: FSKUshtaret

Të ngjashëm

LAJMET

Pjetër Shala largohet nga salla e gjyqit, avokati: Ai po dridhej dhe është në ankth

28/03/2023
LAJMET

Për tri ditë më radhë marshohet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

28/03/2023
RAJONI/BOTA

Tërmet mbi 6 shkallë të Rihter godet Japoninë

28/03/2023
LAJMET

Policia e Shqipërisë dhe Kosovës me operacione të përbashkëta kundër krimit të organizuar

28/03/2023
LAJMET

H&M hap dyert më 30 mars në Prishtina Mall

28/03/2023
LAJMET

Dy të vdekur dhe 18 raste të reja me COVID-19

28/03/2023

28/03/2023
0

Milwaukee mbron kreun e renditjes në Lindje pas fitores me rezultatin 126-117 në fushën e Detroit. Edhe pse pa superyllin...

Pjetër Shala largohet nga salla e gjyqit, avokati: Ai po dridhej dhe është në ankth

28/03/2023
0

Pjetër Shala është larguar nga gjykatorja ku po zhvillohet çështja ndaj tij. Avokati i tij, Jean-Louis Gilissen ka thënë se...

Për tri ditë më radhë marshohet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

28/03/2023
0

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Artan Behrami, ka njoftuar se për tri ditë më radhë do të marshohet në mbrojtje të...

Çeku ndihet krenarë për punën në restaurimin e objekteve të trashëgimisë kulturore

28/03/2023
0

Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku është shprehur i krenarë me punën që po bëhet për restaurimin e e objekteve të...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.