Sipas Bytyqit, dorëheqja e Haxhiut është minimum i “veprimit moral të kësaj Qeverie”, përcjell teve1.info
“Dorëheqje e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut është minimum i veprimit moral të kësaj qeverie. Nuk do koment as analizë të thellë të konstatohet fakti që kjo qeveri ka dështuar në të gjitha nivelet politike. Qeveri pa moral politik (vrasjet e pa fundme të grave dhe pa mbrojtjen e shtetit), Qeveri që shkatërron sistemin e drejtësisë me veprime kundër KGJK dhe KPK, Qeveri pa ministër të Shëndetësisë, Qeveri pa vendim për Drejtor të Policisë, Dorëheqja është akt që duhet të ndodh sot!”, ka shkruar ajo në Facebook.
Një 35-vjeçare shtatzënë është vrarë mbrëmjen e sotme në oborrin e QKUK-së. Sipas raportimeve, dyshohet se vrasja u bë nga ish-bashkëshorti i saj. /Teve1.info/