Për këta nxënës nga klasa e parë deri në tetë, ky vit shkollor do të përfundoj më 24 qershor.
Mirëpo, nuk dihet nëse 1 shtatori do i rikthej në banka shkollore.
Kjo pasi Sindikata e Bashkuar e Arsimit po planifikon greva të përgjithshme.
Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jashari thotë se brenda 15 ditëve po presin që të arrijnë një marrëveshje me ekzekutivin për kërkesat që kanë.
Në të kundërtën kryesindikalisti thotë që opsioni i grevës është i pashmangshëm.
Këto veprime nuk po konsiderohen si të duhura nga njohësi i arsimit, Ismet Potera.
Sipas një përgjigje të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për nxënësit e klasës së 12 ky vit shkollor ka përfunduar më 20 maj.
Ndërsa për nxënësit e klasave 9, 10 dhe 11 viti shkollor do të përfundojë më 10 qershor.
Raporti i gazetares Fetije Kamberi.