Policia përmes një njoftimi ka bërë të ditur se vizita e delegacionit nga SHBA-ja e kryesuar nga Sofia Elgarresta, filloi me një takim mikpritës nga u.d. drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti me bashkëpunëtorë, i cili u realizua në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Prishtinë.
“Gjatë këtij takimi u diskutua rreth bashkëpunimit dhe partneritetit reciprok në mes të Policisë së Kosovës dhe aleatëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, delegacioni nga SHBA-ja realizoi edhe disa vizita në disa njësi brenda PK-së, përfshirë Drejtorinë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit. /Teve1.info/