TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mustafa prezanton pesë propozimet e PDK-së për dalje nga kriza ekonomike

by Lindrit Zejnullahu
4 vjet ago
0
A A
Mustafa prezanton pesë propozimet e PDK-së për dalje nga kriza ekonomike

Partia Demokratike e Kosovës kërkon që:

1. Të lirohen nga TVSH-ja të gjitha mallrat esenciale të konsumit për një periudhë gjashtë-mujore. Duke marrë parasysh se kostoja mesatare e shportës së produkteve ushqimore esenciale për një familje kosovare është rreth 422 euro, nga kjo masë një familje mesatarisht do të përfitonte një zbritje të kostos së jetesës prej 33,76 euro në muaj.

2.Të lirohen nga akciza produktet e naftës për një periudhë gjashtë-mujore, gjë e cila do të ulë çmimin e naftës për 36 centë në litër. Duke supozuar një shpenzim mujor prej 60 litra naftë në muaj për një familje, atëherë përfitimi direkt mesatar mujor nga kjo masë do të ishte 21.6 euro në muaj.

3. Të lirohet nga TVSH-ja konsumi i energjisë elektrike për një periudhë gjashtë-mujore dhe të subvencionohen me 25% faturat e atyre që konsumojnë deri në 1200 kwh. Duke marrë për bazë një faturë prej rreth 90 euro që rezulton nga një konsum i tillë, atëherë vlerësojmë se përfitimi mujor nga kjo masë për një familje do të jetë 27.9 euro.

4.Të rriten pagat, pensionet dhe ndihmat sociale për të paktën aq sa është norma mesatare e inflacionit (rreth 15%). Nëse e marrim për bazë pagën mesatare prej 484 euro sa ka qenë në vitin 2021, atëherë përfitimi mujor nga kjo masë për punonjësit do të ishte rreth 72.6 euro në muaj.

5. Të lejohet tërheqja deri në 30% e kursimeve pensionale dhe të rimbursohet gradualisht shuma e tërhequr për kontribuuesit që kanë më pak se 10,000 euro në llogaritë e Trust-it.

“Nëse i mbledhim efektet e pritura vetëm nga katër masat e para, pa e përfshirë tërheqjen e mjeteve nga Trusti, atëherë shohim se përfitimi për një familje mund të arrijë mesatarisht deri në 155.86 euro për muaj gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, që i bie mesatarisht 935.16 euro për gjashtë muaj”, tha Mustafa.

Mustafa kritikoi Qeverinë e Kosovës për mënyrën se si i është përgjigjur krizës ekonomike, duke e quajtur si joserioze dhe përjashtuese, e cila nuk përfshin të gjitha kategoritë e shoqërisë.

Ai shtoi se plani pesëpikësh i propozuar nga PDK paraqet një kornizë më të dinjitetshme dhe më gjithëpërfshirëse të mbështetjes së qytetarëve.

“Këto masa pra paraqesin një kornizë më të dinjitetshme dhe më gjithëpërfshirëse të mbështetjes së qytetarëve, duke përfshirë edhe sektorin privat që deri më tani nuk ka gëzuar mbështetje domethënëse nga e shtetit. Me zbatimin e këtyre masave, qytetarëve do t’u ofrohej siguri për periudhën e ardhshme dhe po ashtu, përmes nxitjes së kërkesës së përgjithshme, do të ndihmohej rigjallërimi i aktivitetit ekonomik, i cili po shfaqet me tendenca të dobësimit”, tha Mustafa.

ShareTweet

Postime të ngjashme

41-vjeçari nga Kosova ndalohet në Morinë, nuk i deklaroi mbi 13 mijë euro

Fundi i gushtit nuk i ndal qytetarët e Kosovës, fluks i madh drejt bregdetit shqiptar

Apeli vërteton dënimin me 25 vjet burgim ndaj të akuzuarit për vrasjen e djalit për çështje pronësore

Apeli e kthen përsëri në rigjykim rastin ndaj të akuzuarve se i vunë zjarrin një restoranti në magjistralen Ferizaj-Prishtinë

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e derivateve, ulen nafta dhe benzina

Nafta lirohet për 3 centë, MINTI cakton çmimet maksimale për sot

I arrestuari për të shtëna me armë zjarri afër një shkolle në Klinë, një i mitur

Prishtinë, raportohet për borxh prej 18 mijë eurosh, ankuesi thotë se iu kërkuan 30 mijë për kthimin e veturës

41-vjeçari nga Kosova ndalohet në Morinë, nuk i deklaroi mbi 13 mijë euro

Fundi i gushtit nuk i ndal qytetarët e Kosovës, fluks i madh drejt bregdetit shqiptar

Apeli vërteton dënimin me 25 vjet burgim ndaj të akuzuarit për vrasjen e djalit për çështje pronësore

Apeli e kthen përsëri në rigjykim rastin ndaj të akuzuarve se i vunë zjarrin një restoranti në magjistralen Ferizaj-Prishtinë

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e derivateve, ulen nafta dhe benzina

Nafta lirohet për 3 centë, MINTI cakton çmimet maksimale për sot

I arrestuari për të shtëna me armë zjarri afër një shkolle në Klinë, një i mitur

Prishtinë, raportohet për borxh prej 18 mijë eurosh, ankuesi thotë se iu kërkuan 30 mijë për kthimin e veturës

Vdes aksidentalisht një fëmijë në Suharekë

Këmbësori goditet për vdekje nga dy vetura në Novobërdë, arrestohen dy vozitësit

Zhduket një femër në Pejë

Raportohet e zhdukur një vajzë e mitur në Rahovec

Gjendet pa shenja jete një foshnjë në Mitrovicë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën