Përmes një postimi në Facebook, ai tregoi se kushdo që kursen së paku 5 % të faturës në krahasim me muajin e njëjtë të vitit paraprak, përfiton subvencionim aq sa dyfishi i kursimit.
“Masa për kursim të energjisë po vazhdon! S’ka nevojë për aplikim, mjafton të kurseni energjinë elektrike. Llogaritjen e pagesën e bëjmë ne, direkt në faturë. Për 🗓️shtator e 🗓️tetor tashmë kemi transferuar 💰 dhe së shpejti do të procesohet edhe 💰 për faturën e nëntorit”, shkroi ai./teve1.info/