TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Murati: Kurti s’do ta themelojë Asociacionin, zgjedhje nuk do të ketë në këtë kohë

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Murati: Kurti s’do ta themelojë Asociacionin, zgjedhje nuk do të ketë në këtë kohë

Ndërsa sa i përket Asociacionit, Murati tha se kryeministri Albin Kurti nuk do ta zbatojë marrëveshjen  sidomos nëse nuk ka njohje.

“Unë nuk pres zgjedhje dhe ne është mirë të krijojmë situatë të tillë që qeveritë ta kryejnë mandatin e tyre dhe të mos kemi ndërprerje të tilla sepse kjo nuk është mire as për institucionet as për funksionimin e tyre as për mirëqenien e qytetarëve. Sa i përket çështjes së asociacionit është një çështje shumë e ndjeshme dhe ka filluar të diskutohet në bisedime qoftë ato që i kishim tash publike”.

“Për aq sa unë e njoh politikën e Kurtit nuk besoj që ai do ta zbatojë Asociacionin e sidomos jo nëse kjo nënkupton vetëm realizim të një marrëveshje dhe Asociacioni vjen pa njohje sepse realisht kjo është qëndrimi i deritanishëm se duhet të realizohen marrëveshjet. Kurti e ka futur veten në këtë situatë ku ka filluar të zbatojë marrëveshje të mëhershme dhe tash po i vjen rendi Asociacionit”, tha Murati.

Sipas Muratit dialogu me Serbinë ishte prioritet i shtatë të Qeverisë Kurti ndërsa tani është ndër prioritet kryesore.

Ai foli edhe për çështjen e personave të zhdukur, duke shtuar se kjo çështje ka mbetur peng ende, raporton EO.

Madje ai thotë se çështja e dëmshpërblimeve duhet të shihet në kuadër të marrëveshjes së përgjithshme.

“Kurti ka thënë që dialogu është prioritet i shtatë dhe tash po e shohim se është ndër prioritet kryesore të qeverisë sepse është prioritet që nuk varet vetëm nga ne ashtu siç e thoshte letra e presidentit Macron dhe Sholz sepse dialogu është edhe çështje e sigurisë rajonale dhe kjo implikon edhe sigurinë evropiane. Në këtë drejtim është e qartë që dialogu është shumë i rëndësishëm për Kosovën. Nëse Kurti dëshiron t’i ikë presionit për implementimin Asociacionin dhe qasjes që të merret në bisedime vetëm për Kosovën ai duhet ta shtrojë me forcë çështjen e Luginës në bisedime dhe të kërkojë që me reciprocitet të zgjidhen këto probleme”.

“Ç’kado që kërkon Serbia për serbët në veriun e Kosovës të ofrohet edhe për shqiptarët në Kosovën Lindore. Ne e dimë që çështja e personave të zhdukur në lufte ka mbetur çështje e formulimit mes dy palëve. Është dakordim që kjo të ketë një marrëveshje. Dhe ka mbetur peng moszgjidhja e këtij problemi ne kuadër të bisedimeve Kosovë-Serbi. Por besoj që qasja e duhur është që kjo të shtyhet dhe më shumë sesa një çështje politike të trajtohet si çështje humanitare mes dy vendeve. Çështja e dëmshpërblimeve duhet të shihet në kuadër të marrëveshjes së përgjithshme”, tha ai./eo

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova lanson kuletën dixhitale, dokumentet dhe nënshkrimet në telefon

Kosova lanson kuletën dixhitale, dokumentet dhe nënshkrimet në telefon

Haxhiu, Shiroka-Pula dhe Vitia vaksinohen kundër gripit sezonal, u bëjnë thirrje qytetarëve të vaksinohen

Haxhiu, Shiroka-Pula dhe Vitia vaksinohen kundër gripit sezonal, u bëjnë thirrje qytetarëve të vaksinohen

​Raporti për barnat esenciale dhe listat e pritjes nxit përplasje mes pushtetit dhe opozitës në Komisionin për Shëndetësi

​Raporti për barnat esenciale dhe listat e pritjes nxit përplasje mes pushtetit dhe opozitës në Komisionin për Shëndetësi

​Mungesa e deputetëve të shumicës pengon shqyrtimin e projektligjit dhe raportimin për Autoritetin e Konkurrencës

​Mungesa e deputetëve të shumicës pengon shqyrtimin e projektligjit dhe raportimin për Autoritetin e Konkurrencës

Trupat paqeruajtëse evropiane do të lejohen të hapin zjarr nëse sulmohen nga rusët në Ukrainë

Trupat paqeruajtëse evropiane do të lejohen të hapin zjarr nëse sulmohen nga rusët në Ukrainë

Xhudistja Hasanaj një fitore larg medaljes olimpike

Xhudistja Hasanaj një fitore larg medaljes olimpike

Polonia ndanë vetëm 3000 bileta për shqiptarët

Maran publikon listën të shtunën, zbulon FSHF

Kosova lanson kuletën dixhitale, dokumentet dhe nënshkrimet në telefon

Kosova lanson kuletën dixhitale, dokumentet dhe nënshkrimet në telefon

Nisin zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për përbërjen e re të Kongresit

Nisin zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për përbërjen e re të Kongresit

Duele të forta në fazën “play-off” të Championsit

Barcelona kërkon reagimin në Champions

Vrasjet, Plani i Rritjes e Ligji për Specialen – flet LVV / Sulm bërthamor nga Trump?! | MESDITË

Vrasjet, Plani i Rritjes e Ligji për Specialen – flet LVV / Sulm bërthamor nga Trump?! | MESDITË

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën