Pavarësisht kësaj, në këtë javë e para e ministrisë së ekonomisë, Artanë Rizvanolli deklaroi si dimri do të jetë i paparashikueshëm.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala thotë se kjo strategji është ende si draft në sirtarët e ekzekutivit.
Sipas Shalës, krizat gjatë periudhës vjeshtë-dimër do të jetë edhe më e thellë.
Në anën tjetër, njohësi i fushës së energjisë, Lulzim Syla thotë se jo vetëm Kosova por të gjitha vendet ne Evropë nuk mund të parashikojnë stinën e dimrit.
Sipas tij, Qeveria e Kosovës po punon në këtë drejtim.
Televizioni ka kërkuar përgjigje edhe nga Ministria e Ekonomisë për këtë çështje, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.
Kronika e gazetares Fetije Kamberi.