Ky dokument që synon të jetë bazë e një marrëveshjeje finale, doli që përveç elementeve drejt normalizimit, ka pasur edhe afatet kohore.
Madje, mosrespektimi i këtyre afateve e ka nervozuar kryeministrin e vendit Albin Kurtitn, në takimin e fundit në Bruksel.
“E në propozimin që na e kanë sjellë neve, për deklaratën e përbashkët, zotërinjtë Borrell e Lajçak madje ka qenë edhe afati i marsit të vitit 2023. Pra që ne po vijmë këtu në Bruksel, për tu marrë vesh drejtë një ecje të re për marrëveshje që arrihet para marsit të vitit 2023. Me keqardhje mund të them që, ndërmjetësit, në këtë rast përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, zotëri Josef Borrell, praktikisht hoqi dorë nga ky afati i marsit të vitit 2023 dhe nga propozimi i Bashkimit Evropian, për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Po them për keqardhje sepse vetë e kanë propozuar marsin e vitit 2023”, ka thënë Kurti.
Pak pas kësaj deklarate, nga opozita thanë se nuk kanë pasur informacione për ndonjë afat kohor rreth arritjes së marrëveshjes.
Njohësi i procesit të dialogut, Gazmir Raci thotë se afatet kohore në negociata janë të pa pranueshme për Serbinë, andaj sipas tij, insistimi i Kurtit ishte i drejtë.
“Në takimin e Parisit thuhet që dokumenti i propozuar i ka pasur këto afate kohore dhe për çudi në këtë në takimin e Brukselit mungon kjo pjesa me afate kohore. andaj insistimi i kryeministrit është me vend dhe duhet ta mbështesim në këtë pikë … Duket që Serbia nuk ka qenë e gatshme për afate sepse historikisht në këtë dialog, Serbia gjithmonë i ka shkel afatet edhe njihet si shkelësi më i madh i afateve edhe i moszbatimit”, tha Raci.
E njohësi i çështjeve politike Ben Andoni thotë se edhe vetë përfaqësuesit politik në Kosovë e Serbi nuk janë shumë të interesuara për arritjen e një marrëveshje të shpejtë.
“Përballë palëve ka realisht një material i cili ka vendosur afate kohore. Problemi i vetëm është që me çfarë shikohet të dyja palët duan ta shtyjnë më shumë të themi për interesin e vogël të tyre të brendshëm, zotëri Kurti në Kosovës dhe zotëri Vuciq në Beograd, se realisht për arritjen e kësaj marrëveshje … Ky dialog tani që ka marr trajtën politike dhe që do i japi realisht formësimin drejtë margjinës së marsit që është, por unë besoj që del edhe pak më tej. U heq politikanëve, dy politikanëve kryesor në Kosovë dhe në Serbi, respektivisht zotëri Kurti dhe zotëri Vuciq, mundësinë që në rastin e arritjes së kësaj marrëveshje të kenë me çfarë të merren më”, u shpreh Andoni.
Me qartësimin e rrugës drejtë zgjidhjes për çështjen e targave, pritet të ketë edhe një konkretizim në lidhje me afatet kohore për arritjen e marrëveshjes për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
Kronika e gazetarit Valmir Gallopeni.