Facebook Twitter Instagram YouTube
    tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!
    • LAJMET
    • RAJONI & BOTA
    • OPINIONE
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • TECH
    • SHOWBIZ
    • LIFE STYLE
    LIVE
    Lajmi i fundit:
    • Borisov: Ka përpjekje për kthimin e Maqedonisë së V. nën ndikimin e Rusisë
    • Kurti për Asociacionin: Duhet argumente nga ata që kërkojmë më shumë drejta për serbët
    • Manchester United dëshiron mbrojtësin e Interit, Stefan de Vrij
    • Prokuroria deklarohet rreth plagosjes së dyfishtë në Fushë Kosovë
    • PDK akuzon Imri Ahmetin për punësime partiake
    • Të plagosurat në Fushë-Kosovë janë nënë e bijë, nga QKUK flasin për gjendjen e tyre
    • Brighton nuk pranon ofertën, Caicedo dëshiron me çdo kusht kalimin tek Arsenali
    • Faqja e internetit ofron 1,000 dollarë për një çift që dëshiron të ndërtojë mobile IKEA
    • Tesla konfirmon se “platforma e automjeteve të gjeneratës së ardhshme” është në zhvillim e sipër
    • Së shpejti në treg edhe telefoni i mençur Coca-Cola
    tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!tëvë1.info – Lexoje të vërtetën!
    Home » Mjeku i përgjithshëm thotë se kishte dyshime në gjendjen psikologjike të Dardan Krivaqës
    LAJMET 24/01/2023

    Mjeku i përgjithshëm thotë se kishte dyshime në gjendjen psikologjike të Dardan Krivaqës

    Ferizaj- Mjeku i përgjithshëm në Spitalin e Ferizajt, Astrit Hoxha ka thënë se kishte dyshime për gjendjen shëndetësore të akuzuarit, Dardan Krivaqa, për shkak, siç ka thënë ai, të përdorimit të substancave narkotike.
    Facebook Twitter Email

    Këtë deklarim, Hoxha e bëri të martën, në Gjykatën Themelore të Ferizajt, ku Dardan Krivaqa bashkë me Arbër Sejdiun, po akuzohen për dhunimin dhe vrasjen e të ndjerës, Marigona Osmanit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Mbrojtësi i të akuzuarit Krivaqa, avokati Admir Salihu, e ka pyetur dëshmitarin Dr.Astrit Hoxha, a keni përpiluar një raport për kontrollin e gjendjes shëndetësore të akuzuarit Krivaqa, që është bërë ditën kur është mbajtur seanca dëgjimore për caktimin e paraburgimit, dr. Hoxha tha se kishte përpiluar raport dhe kishte konstatuar se gjendja e të akuzuarit Krivaqa, ishte stabile.

    “Unë kam pas dyshimet e mia, jam bazuar në raportin mjekësor dhe në gjendjen psikologjike të të akuzuarit Krivaqa, unë vetëm kam dyshuar nuk mund të them se kam qenë i saktë”, ka thënë Hoxha
    Avokati Salihu, e ka pyetur dëshmitarin Hoxha, se a është e vërtetë që i njëjti ka dhënë dy deklarata për media, ku ka përshkruar gjendjen e të akuzuarit Dardan Krivaqa, se i njëjti e ka gjendjen e rëndë psikologjike dhe është në depresion, e që kjo gjendje e tij ishte për shkak të përdorimit të substancave narkotike.

    Lidhur me këtë, Hoxha tha se e rithekson se pas kontrollës së të akuzuarit ka pas dyshimet e tij mbi gjendjen e rënduar psikologjike, por që nuk janë bërë analiza për të cilat nuk ishte fushë e tij, andaj tha se ajo çka ka theksuar për gjendjen e renduar psikologjike mos të merret për bazë pasi që mund të ishte mendim i gabuar.

    Tutje, mbrojtësi i të akuzuarit Krivaqa, avokati Admir Salihu, ka propozuar që ndaj të mbrojturit të tij Dardan Krivaqa të bëhet një ekzaminim psikologjik, psikiatrik dhe psikotik nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike.

    “Propozoj të bëhet ky ekzaminim që ekspertët të sqarojnë gjendjen emocionale dhe shëndetësore, duke pasur parasysh se në vendin e ngjarjes janë gjetur elemente të substancave narkotike, andaj e konsideroj të rëndësishëm këtë ekzaminim në këtë fazë të procedurës”, ka thënë avokati Salihu.

    Avokati Salihu, ka kërkuar që në rast të aprovimit të propozimit të tij, trupi gjykues të obligoj ekspertët që në detyrat që iu parashtrohen, t’iu parashtrohet edhe historiku kriminal i të akuzuarit Krivaqa dhe raporti mjekësor ku i akuzuari është duke vazhduar të trajtohet në qendrën e paraburgimit.

    Prokurori Valdet Avdiu, nuk e ka kundërshtuar këtë propozim, ndërsa avokati i palës së dëmtuar, Gazmend Rexhepi e ka kundërshtuar propozimin e avokatit Salihu.

    Ndërsa, kryetari i trupit gjykues, Sahit Krasniqi ka aprovuar propozimin e avokatit mbrojtës, Admir Salihu, kështu ka urdhëruar Institutin e Psikiatrisë Forenzike të bëj ekzaminimin forenzik të të akuzuarit Krivaqa.

    Në këto rrethana seanca e radhës u shty për kohë të pacaktuar.

    Gjyqtari i çështjes, Sahit Krasniqi më 2 shtator 2022, ka marrë aktvendim në bazë të së cilit i ka refuzuar kërkesat për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtimet e provave, të parashtruara nga mbrojtja e të akuzuarve, ndërsa të akuzuarve Krivaqa dhe Sejdiu, iu konfirmua aktakuza.

    Kurse, më 23 gusht 2022, “Betimi për Drejtësi” ka raportuar se mbrojtësit e të akuzuarve Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, të cilët ngarkohen për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani në gusht të vitit 2021, kanë kërkuar hudhjen e aktakuzës.

    Ndryshe, më 14 korrik 2022, është mbajtur seanca fillestare ku Dardan Krivaqa ka shfrytëzuar të drejtën të mbrohet në heshtje, kurse Arbër Sejdiu, është deklaruar i pafajshëm./BetimiPër Drejtësi/

    Share. Facebook Twitter Email WhatsApp
    Artikujt e fundit

    Kurti për Asociacionin: Duhet argumente nga ata që kërkojmë më shumë drejta për serbët

    28/01/2023

    Prokuroria deklarohet rreth plagosjes së dyfishtë në Fushë Kosovë

    28/01/2023

    PDK akuzon Imri Ahmetin për punësime partiake

    28/01/2023

    Të plagosurat në Fushë-Kosovë janë nënë e bijë, nga QKUK flasin për gjendjen e tyre

    28/01/2023

    Dy gra plagosen me armë zjarri nga një burrë në  Fushë- Kosovë

    28/01/2023

    Katër raste të reja me Covid-19

    28/01/2023

    LDK-ja për propozimin e Muratit për falje të 100 eurove: Amatorizëm politik

    28/01/2023

    Ky portal mirëmbahet nga televizioni "Tëvë1". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Tëvë1". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.


    Facebook Twitter Instagram YouTube
    Kontakt:
    Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
    Email: [email protected]
    Tel: +383 48 44 77 00
    © 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
    • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • TECH
    • SHOWBIZ
    • LIFE STYLE
    • FUN

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.