TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Miratohet koncept dokumenti për themelimin e Fondit Sovran të Kosovës

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A

 

Sipas një komunikate, ky koncept dokument parasheh hapat që duhet të ndjek Qeveria e Republikës së Kosovës deri në themelimin e fondit.

“Aty përcaktohen qartë qëllimet, funksioni dhe mandati i Fondit Sovran, si dhe strategjia për bartjen e aseteve zhvillimore dhe strategjike nga Agjencia Kosovare e Privatizimit në Fond. Fondi Sovran do të jetë një mekanizëm i ri dhe efektiv për orientimin e investimeve, përmirësimin e qeverisjes korporative, ngritjen e konkurrueshmërisë dhe cilësisë, rritjen e shkathtësive dhe të punësimit, si dhe eliminimit të keqpërdorimit dhe korrupsionit në sektorin e ndërmarrjeve publike”, tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në hapje të takimit të Komisionit Ekzekutiv për Fondin Sovran.

“Ky Fond do t’i japë një jetë të re shumë aseteve që qëndrojnë të mbyllura apo nënshfrytëzuara në fondin e AKP-së, përmes riorganizimit, rihabilitimit dhe rivitalizimit të tyre në forma të reja të funksionalizimit komercial dhe financiar, theksoi ai.

Kryeministri Kurti tha se Fondi Sovran do t’i japë një shtytje dhe orientim të ri ekonomisë së Kosovës, duke krijuar kanale të reja për investime të jashtme, përfshirë qasjen në tregjet globale financiare. Po ashtu, do të krijohen mundësi për sjelljen e kapitalit të freskët në sektorin privat përmes partneriteteve të reja që do të formohen midis Fondit, investitorëve të jashtëm dhe korporatave prodhuese dhe shërbyese në Kosovë.

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti në takimin e Komisionit Ekzekutiv për Fondin Sovran:

I nderuari zëvendëskryeministër z. Besnik Bislimi,

Të nderuara ministre, znj.Artane Rizvanolli, znj.Rozeta Hajdari,

E nderuara zëvendësministre, znj.Linda Çavdarbasha,

Shef i stafit, Luan Dalipi,

Ushtrues detyre i sekretarit të përgjithshëm, Arben Krasniqi,

I nderuari profesor Besnik Pula,

Të nderuar kolegë të Zyrës së Kryeministrit,

Sot jemi mbledhur për të shqyrtuar Koncept Dokumentin për Themelimin e Fondit Sovran të Republikës së Kosovës, të punuar nga Grupi Punues i mandatuar me këtë detyrë. Siç e dini, Komisioni jonë u mblodh më 30 shtator 2021, për të nisur procesin e themelimit të Fondit Sovran, duke marrë vendim për formimin e Grupit Punues të kryesuar nga Dr. Besnik Pula, dhe me anëtarë Dr. Arta Hoxha, Emanuel Bajra, Edison Jakurti dhe Tea Blakaj-Hoxha. Pas punës disa mujore, Grupi dorëzoi në Qeveri draftin e Koncept Dokumentit në janar të këtij viti, të cilin tashmë ju e keni në dorë.

Koncept Dokumenti ravijëzon qëllimet, funksionin dhe mandatet e Fondit Sovran. Dokumenti gjithashtu parasheh një strategji që ky Komision dhe Qeveria duhet ndjekur në hapat e ardhshëm që do të përfundojnë me themelimin e vetë Fondit, nisjen e transferit të aseteve strategjike në Fond, si dhe në përmbylljen e mandatit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Nga Koncept Dokumenti do të theksoja faktin që krijimi i Fondit Sovran parashikon një transformim të thellë dhe strukturor të qeverisjes ekonomike në Kosovë, në veçanti sa i përket aseteve të ndërmarrjeve publike dhe të tjera, të administruara nga shteti ynë. Fondi Sovran do të jetë një mekanizëm i ri dhe efektiv për orientimin e investimeve, përmirësimin e qeverisjes korporative, ngritjen e konkurrueshmërisë dhe cilësisë, rritjen e shkathtësive dhe të punësimit, si dhe eliminimit të keqpërdorimit dhe korrupsionit në sektorin e ndërmarrjeve publike. Fondi Sovran do t’i japë një jetë të re shumë aseteve që qëndrojnë të mbyllura apo nënshfrytëzuara në fondin e AKP-së, përmes riorganizimit, rihabilitimit dhe rivitalizimit të tyre në forma të reja të funksionalizimit komercial dhe financiar. Fondi Sovran do t’i japë një shtytje dhe orientim të ri ekonomisë së Kosovës, duke krijuar kanale të reja për investime të jashtme, përfshirë qasjen në tregjet globale financiare. Do të krijohen mundësi për sjelljen e kapitalit të freskët në sektorin privat përmes partneriteteve të reja që do të formohen midis Fondit, investitorëve të jashtëm dhe korporatave prodhuese dhe shërbyese në Kosovë.

Si i tillë, Fondi pritet që të kryejë jo vetëm një rol mbikëqyrës dhe menaxhues të aseteve vitale të Kosovës, por edhe të jetë një instrument i ri dhe i fuqishëm për zbatimin e projekteve të rëndësishme zhvillimore në Kosovë. Me një fjalë, Fondi, në konceptin e propozuar nga Grupi Punues, do të ketë një rol të shumëanshëm zhvillimor për vendin tonë.

Duhet theksuar gjithashtu se, në punën e tij, Grupi Punues ka hasur në interesimin e një sërë institucionesh ndërkombëtare zhvillimore dhe financiare rreth konceptit dhe projektit për Fondin Sovran. Interesim për të mbështetur projektin e Fondit Sovran të Republikës së Kosovës kanë shprehur Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC), Banka Botërore, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, banka zhvillimoregjermane KfË dhe institucione si Friedrich Ebert Stiftung, ndër të tjerë. Me ecjen tutje të projektit, jam i bindur që interesimi për ta mbështetur projektin në aspekte teknike dhe financiare do të rritet edhe më tej.

Përveç interesimit nga këto palë, projekti i Fondit Sovran ka ngjallë edhe interesimin e vendeve fqinje, të cilat po e shohin në Fondin tonë një model të mundshëm për të imituar në vendet e tyre. Të gjitha këto dëshmojnë se suksesi ynë me këtë projekt, për themelimin e Fondit Sovran, na nxjerr nga bishti në ballë të trendeve regjionale e globale financiare dhe zhvillimore të shekullit XXI dhe hap një kaptinë të re historike në zhvillimin ekonomik të vendit tonë.

Për më shumë rreth punës në Koncept Dokument dhe hapave të ardhshëm në kuptim të themelimit, e pastaj edhe funksionalizimit të Fondit Sovran në Republikën e Kosovës, e ftoj profesorin Besnik Pula që ta merr fjalën.

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dyshohet për dhjetëra minatorë të ngujuar në Trepçë

​Ish-punëtorët e “Trepçës” akuzojnë për degradim dhe ndërprerje të padrejtë të kontratave

18 vrasje brenda një viti në Kosovë, ekspertët alarmojnë për krimin e organizuar dhe armët ilegale

Lëndohet një i mitur nga eksplodimi i dy bombolave të gazit në Skenderaj

Rriten për 20 për qind ankesat ndaj zyrtarëve policorë

Arrestohet një person në Obiliq pasi sulmoi gjyqtarin gjatë ndeshjes

Rrahje mes dy personave në Ferizaj, njëri sulmoi edhe nënën e tij

Arrestohet një person në Istog për narkotikë, Policia bastis banesën dhe dyqanin e tij

Dyshohet për dhjetëra minatorë të ngujuar në Trepçë

​Ish-punëtorët e “Trepçës” akuzojnë për degradim dhe ndërprerje të padrejtë të kontratave

18 vrasje brenda një viti në Kosovë, ekspertët alarmojnë për krimin e organizuar dhe armët ilegale

Lëndohet një i mitur nga eksplodimi i dy bombolave të gazit në Skenderaj

Rriten për 20 për qind ankesat ndaj zyrtarëve policorë

Arrestohet një person në Obiliq pasi sulmoi gjyqtarin gjatë ndeshjes

Rrahje mes dy personave në Ferizaj, njëri sulmoi edhe nënën e tij

Arrestohet një person në Istog për narkotikë, Policia bastis banesën dhe dyqanin e tij

Bujqit ankohen për çmimin e plehut, problem edhe ai i naftës

Bujqit ankohen për çmimin e plehut, problem edhe ai i naftës

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Çmimi i naftës ngritet sërish pas kërcënimeve të fundit të Trumpit

​Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe

​Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën