TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mbi 100 pjesëtarë të EULEX-it po patrullojnë në veri të Kosovës

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Mbi 100 pjesëtarë të EULEX-it po patrullojnë në veri të Kosovës

Në një përgjigje për Tëvë1, nga EULEX-i kanë thënë se që nga 16 nëntori, në komunat veriore po patrullojnë në këmbë edhe oficerët e njësisë policore të formuar të EULEX-it dhe njësisë policore të formuar rezervë.

“EULEX-i tashmë ka rritur ndjeshëm patrullat e lëvizshme të zbulimit të Njësisë së Formuar të Policisë dhe Njësisë së Formuar të Policisë Rezervë në veri të Kosovës në koordinim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in, në mënyrë që të monitorojë nga afër të gjitha zhvillimet që mund të ndikojnë në sigurinë e Kosovës, si dhe në sigurinë e të gjitha komunitetet në Kosovë. Që nga 16 nëntori, në komunat veriore po patrullojnë në këmbë edhe oficerët e njësisë policore të formuar të EULEX-it dhe njësisë policore të formuar rezervë”, kanë thënë EULEX-i.

Po ashtu, nga EULEXI kanë bërë të ditur se mund të plotësojnë vetëm pjesërisht vakuumin e sigurisë që është krijuar në veri pas dorëheqjes së pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Sipas EULEX-it, mbi 100 pjesëtarë të tyre po patrullojnë në Jarinjë dhe Bërnjak.

EULEX

“Përveç kësaj, EULEX-i monitoron situatën në pikat e përbashkëta të kalimit në Rudnica/Jarinjë dhe Bërnjak/Tabalije, duke përfshirë edhe praninë e Njësisë së Formuar të Policisë. Pjesëtarët e Njësisë së Formuar të Policisë dhe Njësisë Policore të Formuar Rezervë punojnë me turne dhe po kryejnë patrullime zbulimi 24/7. Njësia e Formuar e Policisë së EULEX-it përbëhet nga 105 policë polakë. Më 8 nëntor, një njësi policore e formuar rezervë e përbërë nga 23 xhandarë nga karabinierët italianë u dislokua përkohësisht në Kosovë për të përforcuar kapacitetet e Njësisë së Formuar Policore të EULEX-it. Më 17 nëntor, pesë policë shtesë nga Lituania arritën në Kosovë. EULEX-i mund të plotësojë vetëm pjesërisht vakumin e sigurisë që u krijua në veri të Kosovës pas dorëheqjes së pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Megjithatë, EULEX-i nuk mund ta zëvendësojë Policinë e Kosovës”, thuhet më tej në përgjigjen e EULEX-it për Tëvë1.

Ndërkaq, Misioni i EULEX-it thotë se do të angazhohen vetëm me kërkesë të Policisë së Kosovës.

“Si reaguesi i dytë i sigurisë së Kosovës, EULEX-i mban koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe me KFOR-in, përkatësisht reaguesin e parë dhe të tretë të sigurisë në Kosovë. Në rolin e saj si reagues i dytë i sigurisë, Njësia e Formuar e Policisë së EULEX-it do të angazhohet vetëm me kërkesë të qartë të Policisë së Kosovës”, kanë deklaruar nga EULEX-it. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntorin, i shtohet logoja e UÇK-së – Hoxha: Beteja e Hagës krijoi një moment të ri shoqëror

NEWBORN merr pamje të re për 28 Nëntorin, i shtohet logoja e UÇK-së – Hoxha: Beteja e Hagës krijoi një moment të ri shoqëror

PDK nderon familjen Jashari në Prekaz, vendos lule te varri i komandantit Adem Jashari

PDK nderon familjen Jashari në Prekaz, vendos lule te varri i komandantit Adem Jashari

FSK nderon sakrificën e familjes Jashari në Prekaz në kuadër të Festave të Nëntorit

FSK nderon sakrificën e familjes Jashari në Prekaz në kuadër të Festave të Nëntorit

​OVL-UÇK bën homazhe në Prekaz, Jashari kërkon shfuqizimin e Gjykatës Speciale

Kurti në 28 Nëntor kujton shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë: Para flamurit ishin qindra telegrame që bashkuan shqiptarët

Kurti në 28 Nëntor kujton shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë: Para flamurit ishin qindra telegrame që bashkuan shqiptarët

Shiroka-Pula në 28 Nëntor kujton Adem Jasharin dhe daljen publike të UÇK-së: Lufta u bë për lirinë e Kosovës

Shiroka-Pula në 28 Nëntor kujton Adem Jasharin dhe daljen publike të UÇK-së: Lufta u bë për lirinë e Kosovës

Zhduket një person në Pejë

Lipjan: Raportohet e zhdukur një vajzë që ishte duke qëndruar në strehimore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën