Sipas zëdhënëses se Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, i lënduari është dërguar për tretman mjekësor derisa me rastin po merret Policia.
“Sot rreth orës 14:30 ne rrugën Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Trudë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti transportues dhe një veture.
Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor.
Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti për teve1.info