TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Latifi: Komuna s’ka kapacitete për t’i kompensuar dëmet nga vërshimet

by Lindrit Zejnullahu
4 vjet ago
0
A A
Latifi: Komuna s’ka kapacitete për t’i kompensuar dëmet nga vërshimet

Në një lidhje direkte në emisonin “Ditari” në Tëvë1, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi deklaroi se nuk kanë kapacitete të mjaftueshme për të bërë kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.

Sipas tij, komunat nuk kanë fond emergjent dhe se Qeveria i ka mundësitë dhe kapacitetet që t’u ofrojë ndihmë qytetarëve në situata të tilla.

“Rahoveci dhe komunat tjera nuk kanë fond emergjent, ne jemi duke shkuar kah fundi i vitit dhe nuk kemi subvencion me i subvencionu. Komuna në raste tilla situata të jashtëzakonshme Qeveria e Kosovës e ka mundësinë edhe në dorë vendimmarrjen që t’u ofrojë përkrahje konkrete në formën e kompensimit të dëmeve bujqve, ekonomive familjare, bizneseve apo edhe në infrastrukturë publike. Komuna nuk ka kapacitet as minimalisht t’i jap ndihmë dhe nuk ka kod buxhetor për situata emergjente siç u ballafaquam këtë vikend”, tha ai.

Tutje, Latifi tregoi se rreth katër mijë e 565 hektarë të kësaj komune konsiderohet se janë dëmtuar nga vërshimet.

Po ashtu, ai bëri të ditur se kanë formuar shtatë komisione për të vlerësuar dëmet nga vërshimet.

“Janë diku 4 mijë e 565 hektarë që konsiderohet që sipas hartës digjitale së hartuar nga eksperti që janë dëmtuar… në këtë situatë kemi krijuar 7 komisione që menjëherë kanë filluar të dalin në terren për të vlerësuar dëmet në amvisëri, ekonomi familjare, biznese. Dëmet shumë të mëdha në bujqësi, në kultura të gatshme qofshin në ara të punës, qofshin edhe në produkte të gatshme në treg që fermerët tanë i kanë vjelur që i kanë sjellur për në treg”, tha Latifi.

Ai theksoi se pasi të marrin vlerësimin për dëmet e shkaktuara, do të kërkojnë nga ministritë, përkatësisht Qeveria për t’i subvencionuar qytetarët.

“Menjëherë pasi ta kemi raportin final do të na duhen edhe pak ditë për t’i parë raportet e përgjithshme pastaj mund të flasim me shifra të sakta se sa është vlera e dëmeve në amvisëri, infrastrukturë publike e biznese… Ne do t’i adresohemi ministrive dhe do të kërkojmë pako emergjente që i kemi parë me sy dhe e dimë që janë të shumta”, shtoi ai./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sveçla thotë se Policia është në pritje të planit të KQZ-së për zgjedhjet në veri

Sveçla: Institucionet po dëshmojnë përkushtim dhe profesionalizëm në luftimin e çdo veprimtarie kriminale

Gashi: Raporti i Progresit nuk konstaton rënie të nivelit të përgatitjes së Kosovës në asnjë fushë

Gashi: Raporti i Progresit nuk konstaton rënie të nivelit të përgatitjes së Kosovës në asnjë fushë

Të akuzuarit për sulmin në “Iber Lepenc” deklarohen sërish të pafajshëm

Të akuzuarit për sulmin në “Iber Lepenc” deklarohen sërish të pafajshëm

Lushaku-Sadriu: Qeveria të raportojë çdo tre muaj në Kuvend për përmbushjen e kritereve të Raportit të Progresit

Lushaku-Sadriu: Qeveria të raportojë çdo tre muaj në Kuvend për përmbushjen e kritereve të Raportit të Progresit

Rusia dhe Ukraina arrijnë marrëveshje për shkëmbimin masiv të të burgosurve

Evakuohen rreth 300 shkolla italiane për shkak të kërcënimeve me bomba

Evakuohen rreth 300 shkolla italiane për shkak të kërcënimeve me bomba

Të akuzuarit për sulmin në “Iber Lepenc” deklarohen sërish të pafajshëm

Të akuzuarit për sulmin në “Iber Lepenc” deklarohen sërish të pafajshëm

Lushaku-Sadriu: Qeveria të raportojë çdo tre muaj në Kuvend për përmbushjen e kritereve të Raportit të Progresit

Lushaku-Sadriu: Qeveria të raportojë çdo tre muaj në Kuvend për përmbushjen e kritereve të Raportit të Progresit

​NATO po vlerëson kapacitetet mjekësore të FSK-së, Maqedonci dhe Jashari vizitojnë ekipet

​NATO po vlerëson kapacitetet mjekësore të FSK-së, Maqedonci dhe Jashari vizitojnë ekipet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën