Përmes një postimi në Twitter, Lajçak tregoi se me Escobar kishin shumë çështje për të folur.
“Gjithmonë është mirë t’i shkëmbejmë shënimet me mikun dhe kolegun tim të mirë, Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan, Gabe Escobar. Faleminderit për bashkëpunimin tonë të shkëlqyer BE-SHBA. Shumë gjëra për të folur”, thuhet në postim.
Ndryshe, në New York po mbahet Asambleja vjetore e OKB-së në të cilën marrin pjesë presidentë e kryeministra të shteteve të botës.
Kosova atje po përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani.
Always good to compare notes with my good friend and colleague US Deputy Assistant Secretary Gabe Escobar. Grateful for our excellent 🇪🇺🇺🇸 cooperation. Lots to talk about. pic.twitter.com/NiTTMmWSl9
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 21, 2022