Këto detaje i dha ajo në diskutimin me temën “Momentumi i ri në raportet Kosovë – Serbi: Cila është rruga përpara?”, i organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës.
Kusari-Lila theksoi se faza e parë nuk e përmban njohjen reciproke.
“Plani përmban zgjidhjen përfundimtare të ndarë në dy faza. Faza e parë nuk e përmban njohjen reciproke … Faza e dytë synon normalizimin e plotë. Në këtë propozim Kosova nuk ka qëndruar indiferente keni dëgjuar se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e kryeministri Albin Kurti, kanë thënë se është serioz, por refuzojnë të japin elemente të cilat tash veç i kanë përcjellë”, tha ajo.
Teksa ka thënë se i është kërkuar që plani franko-gjerman të quhet plan evropian.
“Ajo që doli tjetër është plani evropian, më është kërkuar vazhdimisht që ta quaj plan evropian e jo veç franko – gjerman, për arsye se ky plan nuk është plan franko- gjerman por plan evropian, që e ka mbështetjen e SHBA-së”, shtoi ajo.
Kurse drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, tha se dialogu Kosovë-Serbi i filluar qysh ne vitin 2011 ka hyrë në fazë të re.
Sipas tij, presioni ndërkombëtarë për zbatimin marrëveshjeve nga të dyja palët është rritur. Ai ka kërkuar sqarime më shumë sa i përket planit të propozuar franko-gjerman, që siç tha kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca e ka paraqitur si të mirë e që nuk mund të refuzohet.
“Dialogu i filluar me një kohë të gjatë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në vitin 2022 e ka gjetur Qeverinë me një qasje më ndryshe pas luftës në Ukrainë. Zhvillimet që kanë ndodhur në dialog, ka pasur disa pika të mira në këtë dialog, siç është çështja për udhërrëfyesin për energji, lëvizja e lirë me ID. Çështja e të pagjeturve mbetet ende e i padiskutuar. Janë dy marrëveshje për të cilën presioni ndërkombëtar është rritur dhe që shtetet janë zotuar se do t’i implementojnë. Kemi parë kryeparlamentarin i cili thotë se është rrugë e mirë dhe se nuk mund ta refuzojmë, pra është plani franko-gjerman”, tha Kryeziu.