Duke komentuar këtë deklaratë, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj në emisionin “Ditari” në Tëvë1, tha se është banale që të merren me paranojat e Kurtit.
“Është edhe banale të merremi me paranojat e këtij individi, sepse duket që edhe ata njerëz që i ka rreth vetës, ka frikë ditore se kush po i shërben në mënyrën se si i shërben dhe si po i afrohen si qasje”, ka deklaruar ai.
Ish-ministri i Shëndetësisë tha se Kurti po ankohet thuajse greva iu shpall në ditën e parë të dialogut.
“Këtu është mungesë vizioni, mungesë programi, mungesë të njerëzve, është mungesë aftësive dhe është mungesë menaxhimi për të ndërmarrë veprime që janë edhe koherente dhe të guximshme e politike në të mirë të qytetarëve të vendit. Dhe tek atëherë vijnë në shprehje situatat e tilla, me u shpall greva në ditën kur shkova, thuajse ke shkuar për herë të parë në dialog, e në dialog ka shkuar gjatë gjithë vitit dhe në kundërshtim me parimet e veta që ka pasur”, theksoi Zemaj.
Kurti në Kuvend është ankuar se greva iu shpall në Kosovë pikërisht kur gjendej në Bruksel për negociatat me Vuçiqin.
“Greva u shpall ditën që jam nis për Bruksel. Po atë ditë Rrahman Jashri është shpall udhëheqës i Këshillit Grevist. Unë të nesërmen isha në negociata pesë orë me presidentin e Serbisë, e më 17 lajmi kryesor në Kosovë dhe jo vetëm, ishte që në Kosovë fillon greva. Pra e kishe një kryeministër që po negocionte me fqinjin tonë verior, agresiv dashakeq, në një moment kur te shtëpia ishte paralajmëruar greva masive. Më 17 merr vendim BSPK-ja për grevë dhe përcakton udhëheqësin e Këshillit Grevist. Më 18 unë jam në negociata në Bruksel”, ka thënë Kurti në Kuvend. /teve1.info/