Albin Kurti do ta shpallë sot zyrtarisht kandidaturën për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Në ndërkohë në njoftimin e LVV bëhet e ditur se Albulena Haxhiu është kandidate për kryetare të organizatës Gratë derisa Behar Jashari për organizatën Rinia, përcjellë teve1.info.
“Nesër, në orën 18:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, bëhet shpalosja e platformës së kandidatit për Kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, kandidates për Kryetare të organizatës Gratë për VETËVENDOSJE!, Albulena Haxhiu dhe kandidatit për Kryetar të organizatës Rinia për VETËVENDOSJE!, Behar Jashari”, thuhet në njoftimin e VV-së.
Ndryshe edhe kësaj radhe, Albin Kurti është kandidati i vetëm për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje.