Sipas komunikatës së Qeverisë, në këtë takim të fundit gjatë mandatit të tij, Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Sakar për bashkëpunimin në Kosovë.
“Ai vlerësoi angazhimin e tij për thellimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, si dhe për projektet e përbashkëta në fusha të ndryshme.
U theksua se lidhjet ndërmjet dy vendeve janë të thella, prandaj mbi këtë bazë ka angazhim për avancim të mëtejmë të bashkëpunimit të ngushtë”, thuhet në komunikatë.
Sipas njoftimit, duke shprehur mirënjohje për kontributin e tij për Republikën e Kosovës, Kryeministri Kurti i uroi ambasadorit Sakar suksese në angazhimet e tij të radhës.