tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

Kurti: Për Kosovën është jetike orientimi gjeopolitik dhe kombëtar prej aleatit tonë të fuqishëm ShBA-së

tëvë1 nga tëvë1
17/02/2022
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Në mesin e të ftuarve të shumtë, dy krerët institucional thanë se Kosova po shndërrohet në vendin që breza të shumtë kanë ëndërruar dhe punuar.

Presidentja Osmani tha se vitin e kaluar triumfuan vajzat dhe gratë kosovare me sukseset e tyre. Prandaj, sipas saj, me të drejtë simboli i pavarësisë së Kosovës, obelisku “Neë Born”, iu dedikohet atyre.

“Kosova jonë po shndërrohet dita ditës në Kosovën që kemi ëndërruar dhe punuar shumë brez pas brezi. Çdo gurë i vënë deri tani në themelet tona po merr formën e plotë me punën e përditshme të atyre që i dhanë kuptim të vërtet pavarësisë. Po flas për mantel bardhët, për ushtarët, policët, zjarrfikësit, bujqit, punëtorët qofshin në sektorin publik apo privat. Për vajzat dhe djemtë tanë, gratë dhe burrat, pleqtë dhe plakat pavarësisht moshës dhe mbi të gjitha për fëmijët tanë dhe të ardhmen tanë…Në vitin që lamë pas triumfuan vajzat dhe gratë tona. Në viti që lamë pas na prinë përpara vajzat dhe gratë tona me sukseset e tyre. Prandaj me të drejtë këtë vit simboli ynë i pavarësie, obelisku ‘Neë Born’, u dedikohet grave dhe vajzave tona të cilat përkundër sfidave dhe vështirësive vazhduan gjithnjë ti mbajnë krahët e tyre lartë”, tha ajo.

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti tha se për Kosovën është jetike të orientohet nga aleati, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe lidhja trans-atlantike.

“Për Republikën tonë të re është jetike të orientohet në veprimin e saj gjeopolitik dhe kombëtar prej aleatit tonë të fuqishëm ShBA. Si Republikë demokratike nuk mund të anashkalojmë rezultatet emancipuese të demokracisë amerikane sikurse edhe të asaj evropiane. Vet pjesëmarrja e aleatëve tanë ndërkombëtar në çlirimin tonë ka qenë moment i madh i emancipimit mbi të drejtat tona dhe garantim të lirisë. Ne jemi një republikë demokratike e cila thotë po edhe NATO-së dhe BE-së, pasi konsideron se lidhja trans-atlantike është aktuale si asnjëherë më parë”, theksoi ai.

Krahas kësaj, Kurti tha se pavarësia e një shteti është edhe e drejta për t’u zhvilluar dhe mundësia për progres. Për këtë, sipas tij, nevojitet profesionalizmi dhe patriotizmi.

Të ngjashëm

LAJMET

Fillon protesta e PSD-së, hedhin tym mbi Qeveri

25/03/2023
LAJMET

Kujtohet masakra në Brestoc të Rahovecit

25/03/2023
LAJMET

Tahiri: Kurti nuk arriti ta vërë nën kthetra KPK-në

25/03/2023
LAJMET

PDK: Në një vend demokratik nuk mund të ndodh që një ministre të sulmoj Gjykatën Kushtetuese

25/03/2023
LAJMET

Haxhiu konteston vendimin e Gjykatës Kushtetuese

25/03/2023
RAJONI/BOTA

Të paktën 13 të vdekur nga tornadot në SHBA

25/03/2023

Zvicra luan ndaj Bjellorusisë në Novi Sad, fokusi te Granit Xhaka

25/03/2023
0

Përfaqësuesja e Zvicrës ka mbërritur të premten mbrëma në Beograd. Arritja e lojtarëve të Zvicrës ishte e qetë dhe efikase,...

Fillon protesta e PSD-së, hedhin tym mbi Qeveri

25/03/2023
0

Para pak çastesh ka filluar protesta e thirrur nga Partia Socialdemokrate e Kosovës, raporton teve1.info Në protestën e ftuar për...

Izrael – Kosovë: Vlera e dy përfaqësueseve

25/03/2023
0

Izraeli dhe Kosova do ta nisin përballë njëra tjetrës kampanjën për kualifikimet e Kampionatit Evropian, Euro 2024. Dy ekipet përfaqësuese...

Kujtohet masakra në Brestoc të Rahovecit

25/03/2023
0

Rahoveci ka shënuar përvjetorin e masakrave të ndodhura në disa fshatra të saj. Në Brestoc në 24-vjetorin e tyre, u...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.