Ai këto komente i bëri pas samitit digjital, ku u shpreh se nuk e di se sa është i sigurt por se ndihet i sigurt.
“Sa jam i sigurt nuk e di, por unë ndihem i sigurt. Sa jam i sigurt e vlerësojnë organet e drejtësisë. E kemi thënë që kemi qenë në dijeni të atyre planifikimeve, por s’i kemi publikuar pasi është vlerësuar se janë bërë për të shqetësuar popullatën dhe për të krijuar destabilizim”, ka thënë ai.
Atentati i planifikuar ndaj tij, u bë publik të hënën nga mediet në Shqipëri.
Derisa vet kryeministri Kurti ka thënë se ishin në dijeni të atyre planifikimeve, por ato nuk janë publikuar për të mos e shqetësuar popullatën.