tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

Kurti: Beteja e Serbisë është që Asociacionin nga neni i fundit ta vendosin në fillim të planit franko-gjerman

tëvë1 nga tëvë1
09/02/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se propozimi evropian është një kornizë por asesi marrëveshja përfundimtare me Serbinë.

“Dhe kjo marrëveshje e cila është e vërtet ka paragarafe, fjali të tëra që meren nga modeli i dy Gjermanive, është sërish veç një marrëveshje bazë, jo ajo finale, ligjërisht e detyrueshme që na nevojitet neve. Nuk kanë pasur mundësi të vijnë nga Brukseli, Berlini e Parisi të na sjellin marrëveshjen finale, kjo nuk është e mundshme. Sepse kjo do shumë proces negociator, të thellë, të gjerë, të gjatë”, ka thënë Kurti në Kuvend.

Madje sipas tij ky propozim as nuk është merre ose lëre.

“Andaj emisarët nuk kanë sjell në dokument në stilin merre ose lëre, ata kanë sjellur propozimin për një marëveshje bazë ose kornizë”, ka shtuar ai.

Sipas tij ky propozim ka të bëjë me njohje de fakto nga Serbia.

“E dytë është që në nuk e njehim Serbinë as Serbia ne. Ne sot kemi mosnjohje reciproke, ajo që na duhet është njohje reciproke. Marrëveshja sipas modelit të dy Gjermanive, e bën ndarjen e njohjes reciproke në njohje de fakto dhe de jure. Anda propozimi që na është ofruar, paragrafët që merren nga modeli i dy Gjermanive janë modele që i referohen njohjes de fakto”, ka shtuar Kurti.

Sipas tij Serbia po synon që neni i fundit i propozimit që flet për zbatim të Asociacionit, të vendoset në preambulë.

“Në kapitullin 5 ka qenë konsiderimi i marrëveshjeve të mëhershme. fjalia e fundit në nenin 10 të propozimit evropian i referohet marëveshjeve të mëhershme por beteja politike, në njërën anë Beogradi dëshiron që nga 33 ta përzgjedhë vetëm njërën që e ka më të dashur. Atë për Asociacionin. Ato marrëveshje nuk kanë hierarki as vlerore as logjike, ato kanë rend kronologjik. Nuk mund ta përzgjedhësh 1 nga 33 e as ta vendosësh njërën para tjetrës. Dhe beteja tjetër është që ai neni i 10 i cili i referohet marrëveshjeve të mëhershme me një lloj sforcimi e insistimi të nxjerret gati në preambulë. Kjo është e papranueshme për ne. Në propozimin evropian është fjalia e fundit në nenin 10, por Beogradi po bën betejën më të madhe që fjalinë e fundit të nenit 10 ta nxjerrë në preambulë që asociacioni të jetë parakusht ose në qendër. Ne nuk mendojmë se duhet të jetë as në kusht as në qendër. Dhe për këtë propozimi evropian është shumë në favorin tonë”, ka shtuar Kurti.

Sipas Kurtit dallimi i propozimit evropian me marrëveshjet tjera është se ka kategori universale si pavarësia, demokracia, të drejtat njeriut, vetëvendosja.

“Një marrëveshje bazë që i ka vlerat universale brenda konsideroj që është edhe e drejtë edhe e dobishme”.

Në fund ka thënë se është më shumë pro takimeve të mbyllura se të flas për dialogun në seancë.

“Është e mundshme ta kërkoj një seancë por po ju tregoj pse nuk e kam bërë deri më sot. Pra është e mundshme që të bëhet diskutim enkas për këtë gjë por në mënyrë që Kosova të jetë shumë më e mbrojtur është më mirë që atë seancë të mos e thërrasë kryeminstri, sepse mezi s’presim të na akuzojnë se ne i nxorrëm hollësitë. Në zyrën time mund të takohemi në çdo kohë”.

Të ngjashëm

LAJMET

Pajaziti: Zajednica nuk është e jona, është e Albin Kurtit

30/03/2023
LAJMET

Kur duhet të fillojnë fëmijët të mësojnë Kur’anin

30/03/2023
LAJMET

Konjufca në takim me kongresistin amerikan, diskutojnë për dialogun me Serbinë

30/03/2023
LAJMET

Lushtaku: E çuditshme si ka ndryshuar Kurti, sikur Kurti kryeministër e ka vrarë Kurtin e opozitës

30/03/2023
LAJMET

Lushtaku: Vetëvendosje është parti demokratike në të folur e diktatoriale në vendimmarrje

30/03/2023
LAJMET

A po i rrezikohet posti presidentes Osmani?

30/03/2023

Pajaziti: Zajednica nuk është e jona, është e Albin Kurtit

30/03/2023
0

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Zenun Pajaziti thotë se termi “Zajednicë” është nga kryeministri Albin Kurti, nga koha kur ai...

Kur duhet të fillojnë fëmijët të mësojnë Kur’anin

30/03/2023
0

Ekrem Ahmeti imam në xhaminë “Sylejman Mustafa” në Prishtinë në emisionin “Fanari” kushtuar muajit të Ramazanit ka folur për rëndësinë...

Konjufca në takim me kongresistin amerikan, diskutojnë për dialogun me Serbinë

30/03/2023
0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është pritur në takim nga kongresisti nga radhët e Partisë Republikane, njëherit anëtar...

Lushtaku: E çuditshme si ka ndryshuar Kurti, sikur Kurti kryeministër e ka vrarë Kurtin e opozitës

30/03/2023
0

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku thotë se është për të ardhur keq se si kryeministri i vendit, Albin Kurti ka...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.