Përmes një postimi në Facebook, Ramosaj ka njoftuar se gjendja është e rënduar në disa vendbanime të kësaj komune dhe ka apeluar te qytetarët që të kenë kujdes, përcjellë teve1.info.
“Si pasojë e rreshjeve të mëdha të shiut është gjendje e rënduar në disa vendbanime të komunës së Deçanit, ku janë shkartuar vërshime, prandaj ju lutem të keni kujdes në rast të qarkullimit nëpër fshatin Baballoq, ndërsa ura në fshatin Vranoc të Vogël është e pakalueshme për shkak të dëmtimeve të mëdha”, ka shkauar ai.
Ramosaj ka tutje ka shkruan se Komuna e Deçanit do të bëjë të pamundurën që t’ju ofrojë ndihmën e duhur gjithë qytetarëve të saj deri në kalimin e kësaj situate emergjente.