“Ka një fakt më të madh jashtë kësaj salle e që është më i rëndësishmi, ai fakt është që sot rreth 300 mijë nxënës janë në shtëpi, e do të duhej të ishin në shkollë qe 15 ditë me radhë. Fundja nuk ka lavdi politike pozitë-opozitë derisa ky realitet i shoqëron prindërit, mësimdhënësit e nxënësit tanë.
Unë sot kam ardhur këtu të flas pikërisht për këtë nevojë sepse nxënësit kanë nevojë për mësim e shkollë e mësimdhënësit kanë nevojë për nxënës sepse vetëm ashtu merr kuptim puna që e bëjnë. E prindërit kanë nevojë me ditë që nxënësit janë në hap me mësimin për të ardhmen e tyre. Ne të kemi ftuar këtu sepse je çelësi për ta zgjidhur këtë nevojë, edhe nëse nuk je problemi, je zgjidhja”, tha Krasniqi.